Aktualitet

Alma Kaçi e përfshiu në videoskandalin me Gjicin, Oruçi: Kush më ka baltosur emrin, ka përfunduar në burg!

Abedin Oruçi mohon edhe të ketë pasur konakte me ish-kryeministrin dhe kryedemokratin Sali Berisha, ndryshe nga ç’doli në dosje.

F.m
Alma Kaçi e përfshiu në videoskandalin me Gjicin, Oruçi:
Abedin Oruçi

TIRANË- Ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës, Abedin Oruçi ka mohuar të ketë qenë ai personi që ia ka marrë USB-në që përmbante videoskandalin seksual me ish-kryebashkiakun Safet Gjici dhe e ka shpërndarë në media. Në një postim në rrjetet sociale, Oruçi shkruan se ka qenë i zgjedhur për 20 vite dhe se nuk është përfshirë kurrë në skandale. Ish-kryetari i Këshillit thotë se të gjitha mediat që e kanë përfshirë emrin e tij në këtë skandal, i ka paditur dhe se vetë nuk ka lidhje me Alma Kaçin apo USB-në që ajo pretendon se Oruçi ia ka marrë me forcë.

Abedin Oruçi mohon edhe të ketë pasur konakte me ish-kryeministrin dhe kryedemokratin Sali Berisha, ndryshe nga ç’doli në dosje. Ai përmend këtu dhe faktin që Berisha e ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe është kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i plotë:

QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA

Të dashur qytetarë të Kukësit. Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës. Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen votën e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe. Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla Mediat gjithashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishën. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën. Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besuar te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia. Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.

Deklaroj me bindje të plotë se:

- Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk është në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme. Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës - Granit Gjana. Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.

Disa nga këto njerëz janë:

1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;

2 - Ish prokurori i Kukësit - Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;

3 - Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.

Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar.

Alma Kaçi kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t'i shmanget përgjegjësisë së saj. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.

Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt.

Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.

Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët.

Me respekt,

Abedin Oruçi.

Në dosjen e siguruar nga ZËRI, Alma Kaçi pretendon se Abedin Oruçi, ish-kryetar i Këshillit të qarkut Kukës, ia ka marrë USB-në ku ndodhej filmimi me forcë. Sipas Kaçit, në momentin e largimit nga Kukësi kishte ndaluar në biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vënë në dijeni të materialit që kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kërkuar ta shihte videon dhe ia kishte marrë për mos të ia kthyer më.

“Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit në media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni,”- thuhej në dosje.

Sipas SPAK është e vërtetë që Alma Kaçi e ka njohur dhe ka komunikuar me shtetasin Abedin Oruçi si para dhe pas regjistrimit të videos, po ajo më vonë sipas prokurorëve, ka tentuar që ta shfrytëzojë atë si alibi. Duke iu referuar edhe pamjeve në lokalin e Abedin Oruçit, sipas SPAK, nuk vërtetohet që Kaçi t’i ketë dorëzuar apo dhënë atij ndonjë material.

Poll

MOS HUMB