Aktualitet

I shijonte gjuetia! Si italiani e vrau ‘për pasion’ bariun shqiptar, sot i shpëton dënimit të përjetshëm

Hyraj ishte zhvendosur në Itali për të punuar, por në moshën 23-vjeçare u qëllua me plumb në ballë mëngjesin e 6 prillit të vitit 2014. Ngjarja ndodhi në fshatin Porto Cesareo, në Torre Castiglione. 

F.m
I shijonte gjuetia! Si italiani e vrau ‘për pasion’ bariun
Vendi ku u vra Qamil Hyraj

ITALI- Sipërmarrësi italian Giuseppe Roi, i akuzuar për vrasjen e bariut shqiptar Qamil Hyraj ka fituar lirinë. Mediat italiane shkruajnë se gjykata ka shfuqizuar dënimin me 21 vjet e 4 muaj burg ndaj tij. Avokatët mbrojtës Francesca Conte dhe Roberto Sisto kanë kërkuar që të ndryshohet akuza ndaj Roit, nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, për tël ehtësuar situatën e sipërmarrësit italian.

Hyraj ishte zhvendosur në Itali për të punuar, por në moshën 23-vjeçare u qëllua me plumb në ballë mëngjesin e 6 prillit të vitit 2014. Ngjarja ndodhi në fshatin Porto Cesareo, në Torre Castiglione. 

Roi gjuante. Ai mbante armë të gjata dhe të shkurtra dhe i shijonte të shtënat me armë zjarri. Këtë ‘pasion’, ai e ushtronte në zonën ku Hyraj kulloste kopenë e deleve.

“Herët a vonë do të më qëllojë,”- thoshte në atë kohë bariu shqiptar, teksa fliste me një familjar, pasi kishte qenë shumë pranë plumbit edhe më herët.

Hyraj bënte një jetë shumë të varfër dhe flinte në një shtrat dhe kulloste delet bashkë me një kushëri. Ai nuk kishte armiq, nuk kishte precedentë penalë, kishte marrëdhënie të shkëlqyera me familjen dhe asnjë lidhje me persona të rrezikshëm.

Sipas hetimeve, Roi ishte vendosur pas një muri kufitar dhe monitoronte kullotën. Sipas prokurorisë, italiani ishte në një lartësi të tillë që mund ta shihte shqiptarin dhe e qëlloi dy herë.

Plumbi i dytë e kapi në ballë shqiptarin dhe e rrëzoi në tokë të vdekur.

Poll

MOS HUMB