Aktualitet

Mbyllet përkohësisht Bypass-i i Vlorës, ARRSH: Do të kryhen punime

Mbyllja e qarkullimit do të bëhet nga kilometri i 12-të që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në kilometrin e 20-të, në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.

k.m.
Mbyllet përkohësisht Bypass-i i Vlorës, ARRSH: Do të kryhen
rruga e Bypass-it

VLORË-Autoriteti Rrugor ka njoftuar se Bypass-i i Vlorës do të mbyllet përkohësisht. Në lamjin e bërë të ditur nga ARRSH thuhet se rruga do të bllokohet për shkak të punimeve që do të kryhen për mbrojtjen nga rënia e gurëve, pore dhe për disa rikonstruktime.

Mbyllja e qarkullimit do të bëhet nga kilometri i 12-të që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në kilometrin e 20-të, në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë. Mësohet se bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku.

Njoftimi i ARRSH:

Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.

Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.

Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Poll

MOS HUMB