Aktualitet

Aksident te Kopshti Zoologjik, humb jetën studenti i Akademisë së Sigurisë

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një student i Akademisë së Sigurisë. 

k.m.
Aksident te Kopshti Zoologjik, humb jetën studenti i Akademisë së
Arjan Shahaj

TIRANË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Incidenti ka ndodhur në zonën e Kopshtit Zoologjik. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur viktimë, Arjan Shahaj student i Akademisë së Sigurisë. Zëri.ai ka mësuar se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë krijuar si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe shpejtësia. 

Aksident te Kopshti Zoologjik, humb jetën studenti i Akademisë së

Shanaj po lëvizte me shpejtësi në autostradën nga Sauku në drejtim të digës së Liqenit. Sipas njoftimit të policisë viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër makinë drejtuar nga Ylli Rama, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend. 

Aksident te Kopshti Zoologjik, humb jetën studenti i Akademisë së

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës dhe në të gjithë territorin e vendit tonë, aksidentet rrugore kanë qenë të shumta.

Poll

MOS HUMB