Aktualitet

Masakruan me shkop bejsbolli Ramadan Hasanin, Gjykata e Korçës liron 4 të rinjtë

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e detyrimit të paraqitjes për 4 të rinjtë

E.K
Masakruan me shkop bejsbolli Ramadan Hasanin, Gjykata e Korçës liron
Momente dhune

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 4 të rinjtë që dhunuan me shkop bejsbolli 30-vjeçarin Ramadan Hasani, në ambientet e një lavazhi në qytet.

Në seancën gjyqësore të mbajtur mëngjesin e sotëm, gjykata ka caktuar vetëm detyrim paraqitje për dielës Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollarin dhe Erion Gurën.

4 të rinjtë u vetëdorëzuan në polici, pas publikimit të pamjeve të rënda të dhunës, ndërsa me vendimin e dhënë sot nga Gjykata ata do të jenë sërish të lirë.

Si nisi konflikti?

Mësohet se sherri mes Hasanit dhe 4 autorëve ka nisur më 14 shkurt. Sipas policisë raportohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën. Më pas në datën 22 Mars, Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj. 

Fillimisht personat janë përleshur jashtë ambienteve dhe më pas brenda në servis. Në pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë shihet teksa Ramadan Hasani ndiqet nga katër persona të cilët në duar kanë shkopinj bejsbolli. Në përpjekje për të shpëtuar, 30-vjeçari ka shkuar drejt servisit por autorët e kanë ndjekur në ambientet e brendshme ku dhe e kanë goditur barbarisht me shkopinj dhe leva hekuri.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB