
KORÇË- Ramadan Hasani, 30 vjeç është dhunuar barbarisht nga katër persona ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16 të Korçës në ambientin e një servisi, ku 4 të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrahur me shkopinj bejsbolli 30-vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët; Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.
Si nisi konflikti?
Mësohet se sherri ka nisur më 14 shkurt. Sipas policisë raportohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën. Më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj. Fillimisht personat janë përleshur jashtë ambienteve dhe më pas brenda në servis. Në pamjet e siguruara shihet teksa Ramadan Hasani ndiqet nga katër persona të cilët në duar kanë shkopinj bejsbolli. Në përpjekje për të shpëtuar, 30-vjeçari ka shkuar drejt servisit por autorët e kanë ndjekur në ambientet e brendshme ku dhe e kanë goditur barbarisht me shkopinj dhe leva hekuri.
Njoftimi i policisë:
Dëmtuan me mjet të fortë një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrerhanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./ZËRI