
DURRËS- Arbër Hoxha ka plagosur me armë zjarri Enidor Dedjan në Durrës. Plagosja ka qenë aksidentale, pasi Hoxha ishte nisur të sqarohej me vëllezërit Fabio dhe Albano Domi, pronarët e biznesit ku punonte Dedja. Hoxha kishte konflikt që një natë më parë me njërin prej tyre për një vajzë. Këtë mesditë, palët janë takuar për tu sqaruar, por janë përfshirë në një përplasje fizike që ka eskaluar në përdorimin e armëve. Hoxha ka qëlluar dhe plumbi ka kapur Dedjan. Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja nga dy lloje armësh, njëra pistoletë TT dhe tjetra Beretta, gjë që ngre dyshimet se kemi pasur të bëjmë me një përplasje me armë. Plumbat kanë kapur edhe xhamat e një autobusi që ndodhej aty pranë, por që për momentin ishte bosh dhe dëmet kaë qenë vetëm materiale.