
GREQI- 52-vjeçari shqiptar, i cili vrau me thikë gruan e tij Eleonorën në Tsilivi të Zakynthos është dënuar këtë të premte me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë u regjistrua në korrik të një viti më parë. Gjykata greke nuk mori parasysh asnjë masë lehtësuese të kërkuar prej tij.
Shqiptari u shpall fajtor për akuzën e vrasjes me dashje. Njokohësisht me burgimin e përjetshëm ai është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje dhe dëmtim të pasurisë së huaj.
Viktima ishte nënë e tre fëmijëve. Disa orë para krimit, gruaja kishte shkuar për të disatën herë për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo është kthyer në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e ka sulmuar atë fillimisht me shqelma dhe grushte. Më pas e ka futur me forcë në kuzhinë dhe e ka masakruar me thikë. Goditjet ishin aq të forta dhe të shpeshta sa thika e përdorur nga autori ishte shtrembëruar.
Pas krimit brutal ai u fsheh dhe të nesërmen u zgjua dhe shkoi në punë normalisht. Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”. 41-vjeçarja bënte dy punë dy punë për të rritur fëmijët.
“Nëna ime kishte frikë. Ajo punonte dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai atje…”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën që u kap i ati./Zëri