Aktualitet

Kush është “shkodrani”, i dyshuari kryesor i atentatit në 'Top Channel'

I njohur me nofkën “Shkodrani”, Amarildo Nikolli dyshohet se është një vrasës me pagesë dhe kishte mbëritur në qytetit bregdetar për të kryer një vrasje në afërsi të komplesit “Oslo” në Shkodër.

k.m.
Kush është “shkodrani”, i dyshuari kryesor i atentatit
Top Channel

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se një nga personat e dyshuar si të përfshirë në sulmin me armë zjarri drejt televizionit "Top Channel" ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Mbrëmjen e djeshme, në emisionin "Të Paekspozuarit", Artan Hoxha tha se një nga të përfshirët në sulm, ku mbeti i vrarë roja i objektit, Pal Kola, 60 vjeç, është kapur në Vlorë teksa po bëhej gati për një vrasje tjetër. 

"Është kapur një person që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur në 7 gusht, ka qenë në jug për të kryer atentat. Është i dyshuar si autor, në sulmin që i është bërë medias kombëtare Top Channel. Kishte mesazh për botën e medias. U godit një media e madhe dhe kaloi në heshtje. U kap i armatosur, për të kryer atentat. Pra është person i dyshuar si vrasës me pagesë. Nga hetimet e deritanishme, ata kanë çuar mesazh kërcënimi ndaj Top Channel, roja ka marrë plumbin. Po punohet që ai të kthehet edhe në bashkëpunëtor, meqenëse është kapur në ngjarje flagrante. Jemi ende larg pjesës për çfarë ndodhi ai sulm. Media nuk është sulmuar në këto nivele dhe përmasa. Kështuqë është një gjë që ngelet për t’u parë në ditët në vijim,"-ka bërë me dije gazetari. Por nuk e bëri me dije emrin e personit të prangos. Veçse në datën 7 gusht, në pranga të Policisë në qytetin e Vlorës, duke u përgatitur për një atentat ka përfunduar Amarildo Nikolli (Xhanej), 35 vjeç, nga Shkodra.

I njohur me nofkën “Shkodrani”, Amarildo Nikolli dyshohet se është një vrasës me pagesë dhe kishte mbëritur në qytetit bregdetar për të kryer një vrasje në afërsi të komplesit “Oslo”, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, i njohur ndryshe si “Edison Faqedjeguri”, i cili u vra në nëntor të vitit 2018. Sipas të dhënave që janë bërë me dije deri më tani nga gazetarët e kronikës, shënjestra e Nikollit ishte Inez Hajrulla, personazh gjithashtu i njohur i botës së krimit që i ka shpëtuar disa atentateve dhe aksioneve të Policisë për ta arrestuar. Aksioni më i fundit u bë mediatik, pasi ishte ish-peshëngritësja Fetia Kasa ajo që dështoi ta vendoste në pranga, ndaj edhe dha dorëheqjen nga radhët e forcave “Shqiponja”. 

Megjithatë për të zytarizuar të gjithë çfarë thuhet, pritet përfundimi i hetimeve, ndërkohë që kanë nisur kërkimet edhe për bashkëpunëtorët e Nikollit. Kush mori pjesë dhe përse u sulmua me armë zjarri një prej mediave më të mëdha në vend? Për ngjarjen, ende pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit. Në Gjermani janë dërguar për ekzaminim mostra të analizave të ADN-së të fiksuara në makinën tip “Range-Rover”. Prokuroria e Tiranës i ka çuar mostrat e gjetura në mjet dhe në vendin e ngjarjes në Gjemani me shpresën se mund të ketë atje një profil krahasues, që do të sjellë më pas identifikimin e autorëve, një prej të cilëve mendohet se është edhe Nikolli. Kjo metodë ka rezultuar se suksesshme në identifikimin e rastit të vrasjes së Eglantina Bucit në vitin 2012.

Çfarë ndodhi tek Top Channel?

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate më 27 mars dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB