Aktualitet

'Jam iluminati'/ Bozhanaj plagosi policin, i ati: Mendonte se e urrenin

"Zëri.ai" ka siguruar videon nga momenti kur 42-vjeçari Klered Bozhanaj plagos efektivin e forcave “Shqiponjave” Edlir Alleshi dy ditë më parë në Tiranë. Siç mund të shihet dhe në pamje dhe pse i plagosur efektivi ia del të futet brenda një lokali ku dhe më pas dërgohet drejt Traumës.

E.K
'Jam iluminati'/ Bozhanaj plagosi policin, i ati: Mendonte se e
Klered Bozhanaj dhe Edlir Alleshi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e efektivit të "Shqiponjave", Edlir Alleshi në Tiranë nga autori tashmë i vënë në pranga Klered Bozhanaj. Në orën 18:50 kanë qenë dy patrulla duke qarkualluar në zonën e "Kinostudios", ku edhe kanë pikasur 42-vjeçarit. Ky i fundit sapo ka parë efektivët është larguar. 

Kjo sjellje e dyshimtë ka bërë që efektivët të dyshonin dhe t'i viheshin pas. Ata i kanë bërë thirrje të ndalojë por ai është përgjigjur duke iu thënë: Ikni ore, më lini rehat. Më pas, Bozhanaj u fut në hyrjen e pallatit të tij nr.50 ku banonte së bashku me familjen. Efektivi Alleshi, i cili mbeti dhe i plagosur e ndoqi nga pas, pasi ka parë që autori është i armatosur, Alleshi ka vënë në dijeni kolegun pas tij. 

Në këtë moment Klered Boshanaj ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur, në bark dhe këmbë. Pas ngjarjes, ai u largua në rrugicat e rrugëve të zonës dhe u shpall në kërkim. Ai u vu në pranga një ditë, thuajse 24 orë pas momentit të plagosjes. Efektivi u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një operacioni, ndërsa tani fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Zëri.ai" ka siguruar videon nga momenti kur 42-vjeçari Klered Bozhanaj plagos efektivin e forcave “Shqiponjave” Edlir Alleshi dy ditë më parë në Tiranë. Siç mund të shihet dhe në pamje dhe pse i plagosur efektivi ia del të futet brenda një lokali ku dhe më pas dërgohet drejt Traumës. Në video shfaqet dhe një koleg i tij, i cili vrapon dhe komunikon në radio. 


Gjatë marrjes në pyetje, Klered Boshanaj ka dhënë deklarata të çuditshme që vënë në pah gjendjen e tij të rënduar mendore. Herën e parë të marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është Komandi i Përgjithshëm i Pentagonit ndërkohë që fliste pë lidhje me Iluminatin. 

Vetë drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat pas ngjarjes apeloi qytetarët për kujdes duke thënë se autori ishte i armatosur dhe me shenja depresioni. 

Në pyetje nga Policia është marrë dhe babai i autorit të plagosjes duke u shprehur se Kleredi ishte kthyer nga Italia pas një konflikti që kishte pasur me punëdhënësin e tij, ndërkohë që autoritetet e policisë kishin mbajtur anën e pronarit. Kjo sipas babait të tij ishte bërë shkak që ai të ushqente një urrejtje të vazhdueshme në drejtim të policisë italiane.

Sipas babait, kohët e fundit Kleredi kishte shfaqur probleme ç'ekuilibrimi të shëndetit mendor, ndaj dhe i kishte kërkuar të shkonte tek mjeku psikiatër për një vizitë. Por ishte refuzuar nga i biri. I ati i Klered Bozhanaj ka deklaruar para hetuesve se nga bisedat e zhvilluar ndërmjet tyre, kishte konstatuar se i biri kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin.

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 20 shtatorit tronditit mbarë opinion publik. Pas ngjarjes Klered Bozhanaj u largua nga skena e krimit duke përfituar nga errësira dhe rrugicat në brendësi të lagjes. Ai u kap një ditë më pas. Ndërkohë që për kapjen e autorit u angazhuan në terren mbi 600 efektivë policie. Pas ngjarjes Ministria e Brendshme ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal dhe ka kërkuar nga drejtësia që autori të marrë dënimin më të rëndë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB