Aktualitet

VD- Të miturat konsumojnë tollumbace me drogë në Tiranë

k.m.
VD- Të miturat konsumojnë tollumbace me drogë në Tiranë
Pamje nga konsumi i drogës

TIRANË- Droga është zyrtarisht trendi më i ri tek të miturit! Një video po bëhet virale orët e fundit, e cila tregon disa vajza minorene të cilat po thith tollumbace me oksid azoti. Në pamjet e publikuara nga JOQ, vajzat që sipas personit që i ka filmuar janë jo më shumë se 15 vjeç, po thithin drogë nga një tollumbace. Madje në një moment një prej tyre, për shkak se nuk e përballon dot efektin e drogës, rrëzohet në tokë. 

VIDEO NGA MOMENTI: 


Por rasti në video nuk është një fenomen i izoluar. “Zëri.ai” ka intervistuar adoleshentët në shkollat e kryeqytetit dhe shumë prej tyre e njihnin këtë produkt, duke u shprehur se tullumbacja me drogë shitet hapur në lokale, pranë ambjenteve shkollore.

Gjatë ditës së djeshme në Kuvend, ministri Taulant Balla tha se shumë shpejt do të ketë një iniciativë ligjore, që këto substanca të hyjnë në listën e të ndaluarave në vendin tonë dhe të klasifikohet si drogë. "Tollumbacja" është nj lloj droge është një substancë e gaztë. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB