Aktualitet

Prostitucion&ryshfet, çfarë po bën Policia me qendrat e masazheve

Erika A., ka dalë pa fytyrë për t’u mbrojtur, por ka zbuluar të gjithë skemën e bashkëpunimit të Policisë me pronarën e saj.

Redaksia Zëri
Prostitucion&ryshfet, çfarë po bën Policia me qendrat e
Foto ilustruese

TIRANË- “Fiks Fare” ka hapur siparin e një skandali që lidh Policinë e Shtetit dhe qendrat e mesazhit në Tiranë dhe jo vetëm, ku ushtrohet lirisht vepra penale e prostitucionit. Rasti i parë u denoncua 9 ditë më parë. Qendra ishte në Tiranë dhe ‘e inflirtruara’ shkon vetë duke u hequr si e interesuar për t’u punësuar. Në ambientin kur shkon, zbulon se qendrat e masazhit rrinë hapur nga mëngjesi deri në orën 2 të natës, kanë 6-7 vajza që prostituohen dhe e gjitha kjo (jo nën hundën e shtetit) por në bashkëpunim. Pronarja tregon hapur dhe me krenari që e ka “rregulluar” punën me Policinë e Shtetit, madje se u jep 10-20 mijë euro çdo muaj në varësi të ‘fluksit’.

Prostitucion&ryshfet, çfarë po bën Policia me qendrat e
Rrëfimi

Aq e ngushtë është lidhja, saqë tregon se në muajin maj, kur të gjitha qendrat ishin të mbyllura, vetëm ajo kishte rezistuar, edhe pse ishte kapur njëherë. Tregon gjithashtu se dhe në Komisariat kishte paguar shumë para për ta mbyllur si çështje. Megjithatë ruheshin. Klientëve ua lëviznin rrobat nga një dhomë në tjetrën, që të siguroheshin që nuk do të filmoheshin. Ajo që e bën edhe më të rëndë, është fakti që në këto qendra masazhi, e zakonshme ishte dhe konsumi i lëndëve narkotike, konkretisht kokainës. Sërish pa u bezdisur aspak nga askush.

Denoncimet vazhduan edhe mbrëmë! Erika A., ka dalë pa fytyrë për t’u mbrojtur, por ka zbuluar të gjithë skemën e bashkëpunimit të Policisë me pronarën e saj.

RRËFIMI I PLOTË I SAJ:

Fiksi – Ju thatë pak më parë, që pronarët e këtyre qendrave bashkëpunojnë me policinë?

Vajza – Po është A… i cili dilte edhe në terren dhe vinte na bënte kontroll. Di që është specialist i trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës. Edhe A… i cili është zv/drejtor në Policinë e Tiranës

Fiksi – Si shpërbleheshin punonjësit e policisë nga pronarët e këtyre qëndrave?

Vajza – I jepnin njëfarë rrogë mujore.Shifra ishte shumë e lartë. Diku tek 10 mijë euro-20 mijë euro. Siç të thashë edhe më parë, tek jo shumë mblidheshin edhe lekët që linim ne nga ekstrat.

Fiksi – Keni parë ndonjë herë ju policë që marrin lekë brenda qendrës, apo mënyrën sesi e paguajnë policinë?

Vajza – E kam parë pronaren, e cila fliste në telefon dhe e takonte në vendet e tyre, jo në ambientet e punës asnjëherë. Komunikimi bëhej në ëhatsapp dhe ishte me kode. Ajo shpesh na e tregonte në komunikimin që kishte me A… për të na dhënë siguri që ja policia nuk ju ngacmon. Dhe na tregonte që po shkoj të takoj shefin për t’i dhënë pagesën. Vazhdoni punën të qeta. Dhe në të vërtet ne nuk kemi patur probleme.

Fiksi – Çfarë u ofronin këta punonjës apo drejtues të policisë?

Vajza – Siguri.Që nuk do përfundonim të dilnim as nëpër lajme, as që të përfundonim në burg asgjë. Edhe në drejtori kur na merrnin, na mbanin as 30 minuta dhe na lëshonin prapë gjasme na kanë gjetur të pastër.

Fiksi – Për 1 vit që keni punuar aty, sa herë ju kanë shoqëruar në drejtori?

Vajza – 3-4 herë. Arsyeja e vetme ishte denoncimet e banorëve të pallatit ku është qendra. Mbaheshim shumë pak, dilnim dhe riktheheshim në qendër dhe vazhdonim punën normalisht deri në 2 të natës.

Fiksi – Ju thatë pak më sipër që vinte herë pas here policia për kontrolle. Përse vinte policia kur ata ishin të paguar?

Vajza – Vinte për të nxjerrë veten e tyre të pastër, domethënë ne erdhëm se u bë denoncimi, por nuk gjetën asgjë. Normalisht sepse ata lajmëronin K… (pronaren) dhe ajo na merrte ne që na paralajmëronte. Ne pastronim ambjentin dhe i prisnim policët me krahët hapur.

Fiksi – Këto janë akuza të rënda, që ju ngrini ndaj këtyre personave. A keni fakte për këto sa thatë deri më tani?

Vajza – Kjo është e vërteta, nuk janë akuza. Kam bisedat me pronaren ku më thotë mos ki merak, jemi të sigurtë. Biseda që i ka bërë hapur në telefon.

Fiksi – A keni kërkuar ju ndihmë nga shteti?

Vajza – Po kam kontaktuar në shumë vende, por nuk kam marrë përgjigje. Kam kontaktuar me Spak, AMP edhe drejtues të tjerë që janë mbi uniformat blu. Kontaktet ua kam marrë në faqet zyrtare të tyre që i kanë afishuar për ankesat nga qytetarët.

Fiksi – Keni marrë ndonjë përgjigje prej tyre?

Vajza – Vetëm Ardi Veliu më ka kthyer përgjigje: Faleminderit për besimin tuaj dhe do ta ndjekim. Mesazhet i kam në telefon. Kam kontaktuar edhe Met Rrumbullaku, por nuk kam marrë përgjigje.

Emrat e përsonave të lartpërmendur, posedohen të plotë dhe me postin përkatës në rangjet e Policisë së Shtetit nga redaksia e “Zëri.ai”, por nuk e kemi lënë me kaq. “Zëri.ai” ka kërkuar informacione zyrtare lidhur me çështjen nga vetë AMP-ja. Në komunikim via e-mail kërkuam një deklarim zyrtar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, drejtuesi i të cilës është Ardi Veliu, personi të cilit edhe Erika A. i ka dërguar mesazh. Por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

Megjithatë sërish burime jozyrtare bëjnë më dije se po kryehen veprime të cunguara për këtë çështje. Edhe kur skandali është i pambulueshëm. Kërkesa e informacionit është bërë sot, por “Zëri.ai” e ka nisur vëzhgimin në rrjetet sociale (vendet ku reklamohen pa asnjë shqetësim të gjitha qendrat e masazhit) që në muajin Maj të vitit 2022.

Prostitucion&ryshfet, çfarë po bën Policia me qendrat e

Vajzat, duke iu përshtatur trendit të TikTok, quhen “Buzza” dhe janë të veshura në mënyrë provokuese duke kryer lëvizje ‘ndjellëse’ për klientët. Nuk ka asnjë shenjë diskrecioni.

Prostitucion&ryshfet, çfarë po bën Policia me qendrat e

Madje kanë adresat reale edhe numrat e telefonit. Gazetarët e “Zëri.ai” i kanë provuar që t’i telefonojnë me numër privat, por nuk janë përgjigjur, mesa duket pasi i druheshin vëzhgimit nga organet hetuese, veçse nga Policia e Shtetit, jo. Gjurmët kanë qenë aty, për të gjithë, nëse një gazetar ka mundur të gjejë dhe të investigojë lidhur me këtë çështje, përse uniformat blu nuk mundën kurrë? Kush ishte funksionari që merr bakshish duke lejuar të ushtrohet një vepër penale në mes të Tiranë, në zona që banohen edhe nga familjarë?

Për të marrë përgjigjen e të gjitha pyetjeve, “Zëri.ai” do të investigojë edhe më tej, për të sjellë detaje të reja për publikun, me shpresë që të nxisë edhe një hetim serioz nga Policia./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB