Aktualitet

'Tempulli'/ Shiste kanabis pranë një gjimnazi, në pranga i riu në Shkodër

Përmes një njoftimi për mediat ku ka ndarë dhe pamjet nga momenti i arrestimit blutë e Shkodrës bëjnë me dije se i riu dhe dy miqtë e tij, të vënë nën hetim përdornin dhe shitnin doza të lëndës narkotike, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnaz.

E.K
'Tempulli'/ Shiste kanabis pranë një gjimnazi, në
20-vjeçari i arrestuar

SHKODËR- Një 20-vjeçar i identifikuar me inicialet E.S është vënë në prangat e Policisë së Shkodrës këtë të premte në kuadër të megaoperacionit policor "Tempulli". Përmes një njoftimi për mediat ku ka ndarë dhe pamjet nga momenti i arrestimit blutë e Shkodrës bëjnë me dije se i riu dhe tre miqtë e tij, të vënë nën hetim përdornin dhe shitnin doza të lëndës narkotike, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnaz.

20-vjeçari u kap në flagrancë duke shitur kanabisin. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarku Shkodër/Punë intensive operacionale, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”. Përdornin dhe shitnin doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, arrestohet një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. S., 20 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, si dhe për shtetasit J. M., 22 vjeç dhe D. M., 33 vjeç. Nga kontrollet në ambientet e lokalit, u kap në flagrancë, duke shitur dozat e cannabis sativës, shtetasi E. S. Shtetasit e proceduar në gjendje të lirë dyshohet se janë të implikuar në veprimtaritë kriminale të përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Operacioni ''Tempulli” u shtri në disa qytete të vendit me fokus luftën kundër shpërndarjes së drogërave në ambientet pranë shkollave. Të arrestuarit e kryeqytetit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht pranë shkollave dhe në klubet e natës. Mes të arrestuarve kishte femra, njëra prej tyre shtatzënë dhe me fëmijë të mitur, ndërsa një tjetër ishte në moshën 68 vjeçe. Të arrestuar ka pasur dhe në Vlorë, Durrës e Korçë. Ky është operacioni më i madh antidrogë në vend me mbi 200 të arrestuar dhe persona të shpallur në kërkim./Zëri

Poll

MOS HUMB