Aktualitet

"Masakra e Lushnjës", shtyhet seanca për Laert Haxhiun

Seanca do të mbahet në 29 mars në orën 15:00.

f.t
"Masakra e Lushnjës", shtyhet seanca për Laert Haxhiun
Laert Haxhiu

TIRANË-Është shtyrë seanca për Laert Haxhiun. Mësohet se shkak për shtyerjen e kësaj seancës është bërë mugnesa e prokurores së Posaçme Doloreza Musabelli. Seanca do të mbahet në 29 mars në orën 15:00.

Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungesë. Aktualisht ai ndodhet i prangosur në Greqi, në burgun e Koridhalos. Nga qelia ka rrëfyer se Aldo Bare (Alfred Shkurti) që ndodhet pas hekurave në Shqipëri dhe po vuan dënimin me burgim të përjetshëm ka paguar 1 milion euro për ‘kokën’ e tij. 

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka rënë në gjurmët e kanalit "Sky ECC", i cili përdorej nga Laert Haxhiu. Kjo e dhënë në duart e hetuesve ka bërë që të rinisë marrja në pyetje e "ushtarëve" të tij. I pari që është marrë në pyetje është bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani. Kjo pasi në rrëfimin e tij për Prokurorinë e Elbasanit, ai ka dëshmuar për 6 vrasje të ndodhura në bashkëpunim, me të paktën 15 persona të tjerë. Tashmë që dosja i ka kaluar SPAK, të gjithë personat e përmendur dhe përfshirë do të japin dëshmitë e tyre nga e para.

“Masakra e Lushnjes”, ngjarje e ndodhur në shtator të vitt 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB