
TIRANË- Këngëtarja Dua Lipa ka përfunduar në cover të revistës "TIME". Rritja e saj e shpejtë, me 5 këngë që janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA; pjesëmarrja në filmin "Barbie" dhe "Argylle", i ka dhënë yllit shqiptar shkëlqimin që meriton. Ylli me origjinë nga Kosova beson plotësisht në fuqinë e manifestimit dhe gjithmonë deklaron synimin e saj për të arritur qëllime specifike. Lipa, tani 28 vjeçe, është më e përmbledhur, por jo më pak entuziaste për vitin e ardhshëm, i cili përfshin publikimin më 3 maj të "Radical Optimism", albumi i saj i tretë.

"Që kur isha shumë e vogël, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për veten time. Kam planifikuar gjithmonë përpara. Edhe pse lindin surpriza që unë i vlerësoj në këtë moment, gjithmonë ka një qëllim afatgjatë,"- thotë këngëtarja dhe kantautorja angleze-shqiptare në një intervistë pas xhirimit të saj të kopertinës TIME100.
E ulur me këmbët e kryqëzuara me një minifustan të zi Jacquemus, me flokët e kuqe, Lipa flet me saktësi, duke shqyrtuar me kujdes çdo pyetje përpara se të përgjigjet.
"Është e rëndësishme që thjesht t'i shkruash gjërat. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të bëhet e vërtetë,"-thotë ajo.
A beson Lipa në fuqinë e manifestimit? Absolutisht.
"Të manifestosh është një gjë e madhe për mua. Unë jam e vendosur se në mënyrë të pandërgjegjshme e kërkon atë që do. Asgjë nuk është kurrë shumë e madhe.”
Megjithëse Lipa qesh me veten e saj që deklaronte planet për të pushtuar botës. Lipa ka lindur në Londër në vitin 1995 nga prindërit shqiptarë nga Kosova, Anesa dhe Dukagjin Lipa, të cilët u larguan nga Prishtina si refugjatë në fillim të viteve '90. Kur Lipa ishte 11 vjeç, familja e saj u kthye në Kosovë - disa vite më vonë, Lipa do t'i bindte prindërit e saj që ta lejonin të kthehej në Londër për të ndjekur një karrierë në muzikë.
Kënga debutuese e Lipës, "New Love", u hodh në vitin 2015 dhe u pasua shpejt nga ritmik "Be the One". Ajo publikoi më shumë këngë single - "Hotter Than Hell" dhe "Blow Your Mind (Mwah)". Për të qenë një yll pop - ose ndonjë person i famshëm në 2024 - kërkon diversifikim. Përveç muzikës, Lipa ndihet edhe si gazetare pasi ka një podcast; Dua Lipa: At Your Service, i cili u cilësua si një nga Podcast-et më të mira të 2022-ës nga Spotify.
Lipa, e cila mori nënshtetësinë shqiptare në vitin 2022, flet gjithashtu me pasion për prejardhjen e saj dhe ka krijuar një festival muzikor. Por për momentin, megjithatë, fokusi kryesor i Lipës është nxjerrja e albumit të saj të tretë./ZËRI