TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të hapë nesër, 30 qershor, garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të shpallë fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim.
Rendi i Ditës: 1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare datë 18.06.2026; 2. Diskutimi/miratimi i Projektvendimit: “Për shpalljen e fillimit të procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim”.
Mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, përfundon në dhjetor të këtij viti. Sipas ligjit, Prokurori i Përgjithshëm ushtron detyrën për një mandat 7-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.
Në mbledhjen e KLP-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Programi OPDAT./ZËRI