Aktualitet

Makina të blinduara, dhjetra agjentë dhe efektivë policie/ Blinken niset nga Rinasi drejt Tiranës

Në Rinas dhe Tiranë janë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie

E.K
Makina të blinduara, dhjetra agjentë dhe efektivë policie/
Pamjet nga Rinasi

TIRANË- Antony Blinken ka mbërritur në Rinas, dhe më pas është nisur drejt Tiranës, nën masa të rrepta sigurie. Në pritje të Blinken, i cili shoqërohet nga ish-ambasadorja Yuri Kim, në Rinas ishte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner.

Pasi u takua me zyrtarët, eskorta e Blinken u nis drejt Tiranës, ndërsa të gjitha rrugët janë të ‘fortifikuara’ nga policia dhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp./ZËRI 

Poll

MOS HUMB