Aktualitet

Pamje/ Avioni i Blinken zbret në Rinas, kush po e pret Sekretarin Amerikan të Shtetit

Avioni i Blinken ka prekur tokën shqiptare

E.K
Pamje/ Avioni i Blinken zbret në Rinas, kush po e pret Sekretarin Amerikan
Avioni i Blinken

TIRANË- Ka zbritur në Rinas avioni i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken. Në Rinas ai do të pritet nga Ministri i Jashtëm Ilgi Hasani, ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, si dhe i dërguari i posaçëm me punë i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Blinken është i gjashti sekretar amerikan i shtetit që ka vizituar Shqipërinë në këto 30 vite tranzicion. Pas vizitës që do të mbajë në Shqipëri, Blinken do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

Në Rinas ndodhet dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Rreth 1 mijë efektivë policie ndodhet në terren për sigurinë e kësaj vizite, ndërsa shumë rrugë të Tiranës janë të bllokuara.

Agjenda e Blinken:

Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB