Aktualitet

"Low cost" por italianët ankohen për dentistët shqiptare: Po na thyejnë dhëmbët

Reklamat janë të shumta në Facebook dhe në faqet e internetit, dhe ju e gjeni veten të katapultuar.

k.m.
"Low cost" por italianët ankohen për dentistët
Foto ilustruese

ITALI- Ndonjëherë mjafton një mesazh në WhatsApp, herë të tjera reklama dhe një pacient fluturon në Shqipëri me shpresën për të vendosë implant dentar me kosto të ulët, por me një rezultat të shkëlqyer. Reklamat janë të shumta në Facebook dhe në faqet e internetit, dhe ju e gjeni veten të katapultuar në një faqe, e cila me një klikim është në gjendje të caktojë një orar me ju, në anën tjetër të Adriatikut në vetëm pak minuta, duke premtuar rezultate maksimale me përpjekje minimale.

“Shkova në Shqipëri, në Tiranë, në një klinikë të quajtur D.T. Nuk e gjeta reklamën në internet, por kisha dëgjuar për të. Studio caktoi një takim dhe më dha shumë shpjegime për sistemin. Shkova në Tiranë dhe filluam. Më pas u ktheva në Itali dhe pas gjashtë muajsh në Shqipëri, ku më rregulluan dhëmbët. Por kurrë nuk u ndjeva mirë për këtë. Më bënë të ndjeja dhimbje të çmendura. Por mbi të gjitha më dhanë probleme serioze: më dhembin mishrat e dhëmbëve, më thyen dhëmbët, kisha probleme me përtypjen,”-kjo është dëshmia e Flavia (s'është emri i saj i vërtetë), një paciente nga provinca e Barit, e cila pas kësaj eksperience të tmerrshme kontaktoi sërish klinikën, e cila e priti për të riparuar dëmin e shkaktuar.

Por, me kthimin në Itali, situata nuk ndryshoi: Pas kthimit në Pulia, dhëmbët u thyen sërish. Kështu ata më kërkuan të kthehesha. Por unë thashë jo dhe kontaktova me një klinikë në Itali, në Pulia, ku fillova sërish punën. Rezultati? Shkova në Shqipëri se më tërhoqi çmimi, gjithsej 10 mijë euro. Por ato para i kam humbur, sepse po bëj gjithçka përsëri.

Trajtimet në Itali

Kështu pacientja u kthye në Itali dhe ndryshoi praktikën stomatologjike, duke shkuar te doktori Giuseppe Giorgio.

“Kam pasur shumë pacientë nga Shqipëria, të cilët, pasi kanë shkuar atje për arsye ekonomike dhe kthehen në Itali,"- shpjegon doktor Giusepe Giorgio. Shumë njerëz denoncojnë qendrat shqiptare, ndësa pasojat bien mbi stomatologët italianë marrin përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar nga kjo e fundit.

"Stomatologjia, ashtu si mjekësia, është një shkencë me diagnoza, plane trajtimi dhe terapi që kërkojnë një marrëdhënie besnike mjek-pacient që nuk mund të përfundojë në fund të një udhëtimi. Nuk është e drejtë të kontaktosh më pas punonjësin e shëndetit të Pulias kur lind një problem për të cilin ai nuk është përgjegjës.," - thotë Maria Pia Lorusso, specialiste në Ortodonci.

Marrë nga Corriere

Poll

MOS HUMB