Aktualitet

I vjedh çantën kambistit në mes të Sarandës, kapet nga policët bashkiakë

Ka zgjatur pak arratia e një hajduti në Sarandë, i cili paraditen e sotme i ka vjedhur çantën me para një kambisti në mes të qytetit

E.K
I vjedh çantën kambistit në mes të Sarandës, kapet
Pamje nga arrestimi

SARANDË- Një i ri ka rrëmbyer çantën me para të një kambisti pranë Parkut Miqësia (Shatërvani) në Sarandë dhe ka ikur me vrap.

Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në qendër të qytetit të Sarandës.

Kambisti ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi “Te Myrtajt”, të cilën i janë vënë pas hajdutit.

Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, hajduti është kapur nga punonjësit e Policisë Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë.

Poll

MOS HUMB