Aktualitet

NDRYSHIMET/ Emërohen drejtuesit e rinj të AMF, Aviacionit Civil dhe Shërbimit të provës

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Mimoza Kaçi u propozua për drejtuese të AMF-së. Ervin Hoxha u lirua nga detyra si drejtor i Shërbimit të Provës, ndërsa Lilika Radovica do jetë kryetare e Autoritetit të Aviacionit Civil.

D.XH
NDRYSHIMET/ Emërohen drejtuesit e rinj të AMF, Aviacionit Civil dhe
Mimoza Kaci

TIRANË - Qeveria ka marrë ditën e sotme disa vendime, në lidhje me emërimet në krye të institucioneve të vendit. Këshilli i Ministrave ka propozuar që në krye të AMF-së të jetë Mimoza Kaçi. “Mimoza Kaci, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”, thuhet në vendfimet e qeverisë.

Po ashtu, në vendimin e Këshillit të Ministrave, është liruar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I: Ervin Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Ervin Hoxha është emëruar në krye të IKMT-së, pas shkarkimit të kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismaili. Ky i fundit u shkarkua për 'performancë të dobët' dhe shumë qytetarë e biznese e kanë akuzuar se ka vepruar në mënyrë arbitrare. 

NDRYSHIMET/ Emërohen drejtuesit e rinj të AMF, Aviacionit Civil dhe
Vendimi i shkarkimit te Agim Ismailit

Vendimi i tretë ka të bëjë me Dritan Gjonbalajn. Lilika Radovica do të jetë kryetare e Autoritetit të Aviacionit Civil në vendin e Gjonbalajt.

VENDIMET E QEVERISË

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: 1. Ervin Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË KANDIDATURËS SË NJË ANËTARI TË BORDIT TË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE PËR USHTRIMIN E FUNKSIONIT TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV TË AUTORITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.221, DATË 12.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.53/2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Në pikën 1, të vendimit nr.221, datë 12.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, z. Dritan Gjonbalaj, kryetar, zëvendësohet me znj. Lilika Radovica. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB