Aktualitet

Largohet prokurorja e Pogradecit, dosjen e Egli Progës e merr Prokuroria e Korçës

Në një vendim të mëparshëm, prokurorja e Pogradecit kishte ndryshuar akuzën kundër Meçes, duke e cilësuar vrasjen si "vrasje nga pakujdesia," gjë që nxiti pakënaqësi nga familja e viktimës. 

F.I
Largohet prokurorja e Pogradecit, dosjen e Egli Progës e merr Prokuroria e
Egli Proga dhe Denis Meçe

KORÇË-Pas kërkesës së familjarëve të Egli Progës ditën e sotme është marrë vendimi për ndryshimin e prokurores së çështjes së 42-vjeçarit. Pas largimit të prokurores Vasjana Postoli, çështjen po e heton vetë drejtuesja e prokurorisë Korçës, prokurorja Dhorina Theodhori.

Postoli ishte përgjegjëse për hetimin e Denis Meçes, i dyshuar për vrasjen e Progës. Në një vendim të mëparshëm, ajo kishte ndryshuar akuzën kundër Meçes, duke e cilësuar vrasjen si "vrasje nga pakujdesia," gjë që nxiti pakënaqësi nga familja e viktimës. 

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçen, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari. Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçen nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës. Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, është marrë njoftimi se në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar si Egli Proga.

Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si aksidentale, me pretendimin se Proga kishte ndërruar jetë, pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete. Gjykata ka lënë në burg autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB