
TIRANË- Një 56-vjeçar i identifikuar me inicialet R.K është shpallur në kërkim këtë të enjte nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe më pas ka kërcënuar me mjet prerës një 34-vjeçare. Sipas bluve të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial. Po punohet për kapjen e tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.