Aktualitet

Tritol poshtë një makine në Kurbin, kush po paralajmërohet?

Tritoli i është vendosur në makinë, por për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

k.m.
Tritol poshtë një makine në Kurbin, kush po paralajmërohet?
Foto ilustruese

KURBIN- Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti të parkuar në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë një lokali në fshatin Mali i Bardhë, Kurbin. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, lëndë plasëse ishte vendosur në mjetin e Fatjon Likës, 34 vjeç, për ta kanosur. Policia ka identifikuar se autorët e personave që kanë vendosur lëndë plasëse janë dy, njëri A. L. (i afërm i Likës), i cili është arrestuar dhe Z.L., po hetohet në gjendje të lirë, pasi është bashkëpunëtor në ngjarje. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin

Vuri lëndë plasëse (që nuk shpërtheu), në automjetin e një 34-vjeçari, për ta kanosur, Policia identifikon autorin e dyshuar dhe vijon intensivisht punën për kapjen e tij. Procedohet penalisht një shtetas tjetër që dyshohet se ka bashkëpunuar me autorin e dyshuar. Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Malbardhë, në automjetin e shtetasit F. L., 34 vjeç, ishte vënë një sasi lënde plasëse, e cila nuk kishte shpërthyer, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ekspertët xhenierë shkuan në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit A. L. (i afërm i shtetasit F. L.). Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas e ka vënë lëndën plasëse, për të kanosur shtetasin F. L., për shkak të konflikteve të mëparshme me të. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë rast. Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit A. L., si dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB