Vrau efektivin, Policia dhe RENEA rrethojnë autorin, po fshihet në Apolloni

FIER- Asllan (Azgan) Menrica, autori i vrasjes së efektivit të Policisë Novruz Cenalia, këtë të hënë në Fier raportohet se është rrethuar nga Policia në zonën e Apollonisë. Efektivët po presin që të bjerë nata për të ndërhyrë pasi ai është i armatosur dhe mund të kundërpërgjigjet me zjarr. Autori i ngjarjes e qëlloi me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave, i cili ishte rrugës për të marrë turnin. Shkak për ngjarjen, paraprakisht dyshohet të jetë bërë një konflikt i çastit, për të kaluar në një rrugë të ngushtë.
Raportohet se pasi ka qëlluar me plumb në kokë Cenalian, autori është larguar me një makinë ngjyrë blu, të cilën më pas e ka lënë tek shtëpia e dajës dhe është arratisur. Efektivi që mbeti i vrarë kishte rreth një muaj që ishte martuar, ndërsa momentin kur ndodhi ngjarja ishte duke ikur në punë pasi ishte turni i dytë. Deri më tani vrasja dyshohet të ketë ardhur pas një sherri të çastit për kalimin në një rrugë të ngiushtë. Për kontroll nga ajri është duke u përdorur një dron. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla reaguan ashpër për ngjarjen. Ndërkohë për “kokën” e autorit, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion./ZËRI
Vrasja e efektivit në Fier/ Pas ngjarjes autori la makinën te shtëpia e dajës dhe u arratis

FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të hënë ku Asllan (Azgan) Mernica, vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, pas një konflikti të çastit me të. Raportohet se pasi ka qëlluar me plumb në kokë Cenalian, autori është larguar me një makinë ngjyrë blu, të cilën më pas e ka lënë tek shtëpia e dajës dhe është arratisur. Policia është vënë në ndjekje të tij, por ende nuk ka mundur ta lokalizojë e ta kapë. Në ndihmë të Policisë së Fierit kanë shkuar dhe efektivë të repartit RENEA.
Efektivi që mbeti i vrarë kishte rreth një muaj që ishte martuar, ndërsa momentin kur ndodhi ngjarja ishte duke ikur në punë pasi ishte turni i dytë. Deri më tani vrasja dyshohet të ketë ardhur pas një sherri të çastit për kalimin në një rrugë të ngiushtë. Për kontroll nga ajri është duke u përdorur një dron. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla reaguan ashpër për ngjarjen. Ndërkohë për “kokën” e autorit, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion./ZËRI
Vrasja e efektivit në Fier/ Një kamerë sigurie ka filmuar gjithçka! Policia në këmbë për kapjen e autorit

FIER- Një kamer sigurie në zonën ku ndodhi vrasja e efektivit të Forcave Shqiponja, Novruz Cenalia ka fiksuar gjithë skenën e krimit. Raportohet se në vendin ku ndodhi vrasja ka qenë në gjendje pune një kamer sigurie, e cila tashmë është marrë nga Policia për të analizuar dinamikën që solli ekzekutimin me një plumb në kokë të Cenalias nga Asllan (Azgan) Mernica.
Efektivi që mbeti i vrarë kishte rreth një muaj që ishte martuar, ndërsa momentin kur ndodhi ngjarja ishte duke ikur në punë pasi ishte turni i dytë. Deri më tani vrasja dyshohet të ketë ardhur pas një sherri të çastit për kalimin në një rrugë të ngiushtë. Pas krimit Mernica është larguar ndërsa Policia është vënë në ndjeke të tij.
Në ndihmë të Policisë së Fierit kanë mbërritur ekipet e Forcave RENEA. Ata janë pozicionuar në fshatin e autorit dhe kanë kryer kontrolle, por ende asnjë gurmë e tij. Për kontroll nga ajri është duke u përdorur një dron. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla reaguan ashpër për ngjarjen. Ndërkohë për “kokën” e autorit, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion./ZËRI
U vra sot në Fier, efektivi kishte një muaj që ishte martuar

FIER- Novruz Cenalia, efektivi i Policisë, i cili u vra këtë të hënë në Baltëz të Fierit kishte rreth një muaj ishte martuar. Ai u qëllua me plumb në kokë nga Asllan (Azgan) Mernica, pas një konflikti të çastit mes tyre. Efektivi i Forcave Shqiponjave mbeti i vdekur në vend, ndërsa autori u largua nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa në ndihmë të Policisë së Fierit kanë shkuar dhe Forcat RENEA. Për “kokën” e autorit, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim, për atë që jep informacion për vendndodhjen e tij./ZËRI
Vrasja e efektivit në Fier/ Rrumbullaku: Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar këtë të hënë në Baltëz të Fierit ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë Novruz Cenalia. Rrumbullaku bën me dije se ai dhe Policia e Shtetit do të bëjnë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë, Asllan (Azgan) Mernica. Kryepolici shprehet se uniforma e PSH është e shenjtë dhe kushdo që guxon të cenojë uniformën, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.
DEKLARATA PËR SHTYP
Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, që është zhytur në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit. Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë. Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se, do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë. Shpreh bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot përkrah familjes Cenalia dhe Policisë së Shtetit dhe do të ndihmojë në kapjen e autorit të krimit. E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenojë uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku./ZËRI
Vrasja e efektivit në Fier/ Shkak debati për kalimin në rrugë!

FIER- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave Novruz Cenaliaj në Baltëz të Fierit. Raportohet se viktima ishte turni i dytë në punë, prandaj dhe në momentin e ekzekutimit ishte me uniformë pasi po shkonte në punë. Shkak për sherrin mes tij dhe autorit, Asllan (Azgan) Mernica dyshohet të jetë bërë një konflikt për të kaluar në rrugë, pasi rruga ishte e ngushtë, raporton Report Tv.
Plumbi në kokë ka qenë fatal për efektivin e Shqiponjave, i cili ka ndërruar jetë në vend. Autori pas ngjarjes është larguar me shpejtësi. Policia është vënë në ndjekje të tij. Në ndihmë të efektivëve të Policisë së Fierit kanë shkuar dhe ata të Vlorës ndërsa ka mbërritur në Fier dhe RENEA. Për “kokën” e Mernicës, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim./ZËRI
"Vrasja e efektivit në Fier e papranueshme," Balla thirrje autorit: Dorëzohu!

FIER- Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit Novruz Cenalia, në Fier që të dorëzohet. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se është e papranueshme dhuna dhe përdorimi i armëve ndaj efektivëve të policisë. Ai kërkoi gjithashtu angazhim maksimal të policisë për ngjarjen.
“Bëhet fjalë, sic jam informuar deri tani nga drejtuesit e policisë, dua që të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie dhe të nxis policinë e shtetit, drejtuesit e saj, që të bëjnë gjithcka për arrestimin të autorit. E them shpesh se duhet të bëjmë gjithcka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie dhe më rëndë se kaq të përdorësh armën. Ende nuk dihen arsyet, por përgjegjësia e parë që bie mbi policinë lidhet me identifikimin e mënjëhershëm të autorëve. Kam besim se RENEA, forcat kombëtare të sigurisë dhe të gjitha forcat të konkludojnë dhe këtu dua t’i bëj një thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilit rëndon akuza të dorëzohet”, tha Balla.
Policia ka nisur kerkimet për kapjen e Asllan (Azgan) Menricës. Ky i fundit pasi ka qëlluar me armë zjarri Novruz Cenalian është larguar me një makinë ngjyrë blu. Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas njjë konflikti të çastit. Në ndihmë të Policisë së Fierit kanë shkuar dhe Forcat RENEA. Për ata që japin informacion për autorin, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim/ZËRI
Vrasja e policit në Fier/ Shoqërohen prindërit e autorit, kontrolle me dron

FIER-Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të autori të dyshuar të vrasjes së efektivit të 'Shqiponjave', Novruz Cenaliajt. Policia e Fierit, FNSH dhe RENEA, po kryejnë kontrolle me dron dhe me qen në fshatin Sulaj, vendi ku dyshohet se është fshehur autori. Kontrolle janë kryer edhe në shtëpinë e Asllan (Azgan) Mernica dhe raportohet se janë shoqëruar në komisariat edhe prindërit e tij.
Deri tani është sekuestruar edhe makina e autorit tip 'Audi', ngjyr blu, i cili e ka braktisur dhe më pas është larguar. Ekspertët kanë sekuestruar kamerat, për të verifikuar dinamikën e ngjarjes. Po ashtu postoblloqe janë ngritur edhe në Vlorë me qëllim kapjen e autorit, i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica. /ZËRI
Vrasja efektivit në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet! Shkak, dyshohet konflikti i çastit

FIER- Drejtori i Policisë së Fierit Lorenc Panganika i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, Asllan (Azgan) Mernica që të dorëzohet. Gjatë një prononcimi për mediat, Penganika ka deklaruar se deri më tani si pistë për vrasjes mbetet një konflikt i çastit.
Lorenc Panganika: Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH, Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autori. I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i aspër. Pista kryesore është për motive të çastit. Ska lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit./ZËRI
Vrasja e policit në Fier/ Vëllai i autorit i dënuar për vrasje! Në vitin 2019 masakroi me thikë Florian Selimin

FIER- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e efektivit të Forcave Shqiponja, Novruz Cenalia në Fier. Raportohet se vëllai i autorit Asllan (Azgan) Menrica është një i dënuar me 19 vite burg për vrasje. Mësohet se autori është vëllai i Kiri Menricës, i cili akuzohet se në vitin 2019 ka vrarë me thikë Florian Selimin. Për vrasjen e këtij të fundit ai ka pasur dhe një bashkëpunëtor, Sadri Selacin.
Mësohet se pasi e kanë masakruar me thikë Selimin, Mernica dhe Selaci ia kanë hedhur trupin në një kanal, ku u gjet pas disa orësh kërkime. Në janar 2023 Gjykata e Fierit i ka dënuar me 19 vite burg dy autorët, Kiri Mernica dhe Sadri Selaci.
Policia ka nisur kerkimet për kapjen e Asllan (Azgan) Menricës. Ky i fundit pasi ka qëlluar me armë zjarri Novruz Cenalian është larguar me një makinë ngjyrë blu. Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas njjë konflikti të çastit. Në ndihmë të Policisë së Fierit kanë shkuar dhe Forcat RENEA. Për ata që japin informacion për autorin, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim/ZËRI
Vrasja e efektivit në Fier/ Blindohet hyrja për në Vlorë, Policia: 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion

FIER-Policia e Vlorës është angazhuar në lidhje me gjetjen e autorëve të vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia në fshatin Baltëz të Fierit. Mësohet se automjeti është braktisur nga autori i cili më paS duket se është larguar me një automjet tjetër. Makina është gjetur e braktisur në një lagje afër fshatit Baltëz në Fier, pra afër vendit të vrasjes.
Ndërkohë, FNSH ka ngritur postblloqe në Vlorë me qëllim kapjen e autorit, i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica. Po ashtu Policia në një njoftim zyrtar ka vendosur në dispozicion shpërblim 30 000 euro për çdo informacion që ndihmon në kapjen e autorit të dyshuar të krimit, 23-vjeçarin Asllan Mernica.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.
Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.
Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.
/ZËRI
Vrasja e policit në Fier/ Zbardhen DETAJE, babai i efektivit dyshohet se ka vrarë Sali Harhullën në Has

FIER- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Fierin këtë të hënë, ku efektivi i Forcave Shqiponja Novruz Cenalia u vra me armë zjarri nga Asllan (Azgan) Mernica. Raportohet se babai i viktimës, i cili po ashtu ishte efektiv dhe punonte në sallën operative, ka vrarë Sali Harhullën në Has, vend ka ku kishin dhe origjinën. Por pas ngjarjes ata ishin shpërngulur në Fier, për ti shpëtuar gjakmarrjes.
Po ashtu raportohet se vëllai i autorit të ngjarjes, Asllan (Azgan) Mernicës, është i dënuar për një ngjaje të ndodhur në vitin 2019. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë ngjyrë blu. Në ndihmë të bluve të Fierit kanë shkuar dhe Forcat RENEA./ZËRI
Vrasja e efektivit të "Shqiponjave"/ Gjendet makina me të cilën është larguar autori

FIER- Është gjetur e braktisur makina me të cilën u larguar autori i vrasjes së efektit të “Shqiponjave” në Fier. Automjeti i braktisur nga Asllan (Azgan) Mernica është gjetur në një lagje të qytetit. Ekspertët kanë sekuestruar kamerat, për të verifikuar dinamikën e ngjarjes. Pamjet mund të ndihmojnë në zbardhjen e autorit, dinamikën e ngjarjes dhe itenerarin që autori ka kryer pas vrasjes së efektivit Novruz Cenalia.
Blutë e Fierit në njoftimin paraprak në lidhje me ngjarjen bëjnë me dije se Cenalia në momentin e vrasjes ka qenë jashtë shërbimit. Ndërkohë shkak për ngjarjen e rëndë që tronditi Fierin pasditën e sotme dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit./ZËRI
FOTO-LAJM/ Ky është efektivi që u vra sot në Fier

FIER- Perosni që shihni në foto është në Novruz Cenalia, efektivi i Forcave Shqiponja, i cili u vra këtë të hënë në fshatin Baltëz në Fier. Autor i ngjarjes është identifikuar Asllan (Azgan) Mernica. Ky i fundit pas ngjarjes është larguar me një makinë ngjyrë blu, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të tij. Blutë e Fierit në njoftimin paraprak në lidhje me ngjarjen bëjnë me dije se Cenalia në momentin e vrasjes ka qenë jashtë shërbimit. Ndërkohë shkak për ngjarjen e rëndë që tronditi Fierin pasditën e sotme dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit./ZËRI
VIDEO- Vrasja e policit në Fier/ Viktima i shtrirë në rrugë, i afërmi s'përmbahet: O zooot!

FIER- Novrus Cenalia është ekzekutuar sot me armë zjarri në Baltëz të Fierit. ZËRI ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku trupi i pajetë i efektivit të "Shqiponjave" ndodhet ende në rrugë. Një prej të afërmve të tij shihet teksa i afrohet trupit të dhe bërtet: O zooot!
Policia ndërkohë ndërhyn duke e larguar nga vendi i ngjarjes të afërmin e 27-vjeçarit. Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe janë në kërkim të autorit të dyshuar Asllan (Azgan) Mernica.
Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit mes autorit dhe viktimes. Policia e Fierit bën me dije se në momentin e ngjarjes, efektivi Novruz Cenalia ka qenë jashtë shërbimit./ZËRI
EMRI/ Identifikohet autori që vrau policin në Fier

FIER- Asllan (Azgan) Mernica është autori i vrasjes së efektivit të Forcave Shqiponja Novruz Cenalia në fshatin Baltëz. Ngjarja e rëndë u regjistrua pak minuta më parë, ndërsa efektivi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja me një makinë ngjyrë blu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri të çastit mes autorit dhe viktimes. Policia e Fierit bën me dije se në momentin e ngjarjes, efektivi Novruz Cenalia ka qenë jashtë shërbimit./ZËRI
Hakmarrje? Mister shkaku i ekzekutimit të efektivit në Fier, i ati është dënuar për vrasje

FIER- Novrus Cenalia është ekzekutua sot me armë zjarri në Baltëz të Fierit. Efektivi i forcave "Shqiponja", 27-vjeçari Cenalia është me origjinë nga Tropoja dhe paraprakisht mendohet se shkak për vrasjen e tij është bërë një hakmarrje e vjetër. Sipas raportimeve të deritanishme, babai i tij, Asllan Cenalia ka kryer një vrasje pak kohë më parë për të cilën është dënuar./ZËRI
Vrasja e efektivit në Fier, Policia identifikon autorin: Po e kërkojmë, është arratisur me makinë blu

FIER- Novruz Cenalia është ekzekutuar teksa po shkonte në merrte detyrën si çdo ditë. Efektivi i forcave "Shqiponjat" në Fier është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Baltëz nga një person që Policia e ka identifikuar me inicialet A.M. Sipas njoftimit të Policisë, viktima në momentin që është qëlluar me armë zjari ka qenë i veshur me uniformën e Policisë, por nuk dihen ende shkaqet e ekzekutimit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat RENEA që janë vendosur në kërkim të autorit, i cili sipas dëshmitarëve është larguar me një mjet ngjyrë blu.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./ZËRI
FOTO- Vritet polici në Fier, pamjet e PARA nga vendi i ngjarjes, e gjithë zona e rrethuar

FIER- Dalin pamjet e para nga vendi ku u ekzekutua efektivi i forcave "Shqiponja" në fshatin Baltëz të Fierit. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, kufoma e efektivit të vrarë është mbuluar, ndërsa e gjithë zona është e rrethuar nga efektivë të tjerë. Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes dhe as motivi.

Pritet që më shumë detaje lidhur me atë që ka ndodhur të zbulojë Policia e Fierit, e cila ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e efektivit.