LIVE UPDATES

Zvicra fiton "Eurovision 2024"

➤Zvicra fiton Eurovision Song Contest 2024 në Malmo, Suedi. ➤ Pjesëmarrësit nga 37 vende anembanë globit kanë konkurruar gjatë gjithë javës, por pas dy gjysmëfinaleve dhe një skualifikimi të papritur, për vendin e parë garuannë vetëm 25 vende. ➤ Mes tyre nuk ishte Shqipëria, pasi vendi ynë nuk arriti që të kualifikohej. ➤ Suedia - vendi pritës i këtij viti - u kualifikua automatikisht në finale pasi pjesëmarrësja e saj, Loreen, u kurorëzua fituese vitin e kaluar me këngën e saj Tattoo. Kjo e fundit ia kaloi sot kupën e fituesit, këngëtarit nga Zvicra, Nemo-s. ➤ Vendin e dytë e mori Kroacia, ndërsa të tretin Franca.

6 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

E ka vendosur! Loreen nuk e dorëzon trofeun nëse Izraeli fiton Eurovisionin

Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Loreen

MALMO- Dy herë fituesja e Eurovisionit, Loreen u tha producentëve se do të thyente protokollin dhe nuk do të bënte dorëzimin të çmimit të parë nëse fituesi shpallet Izraeli. Shkak për këtë është bërë lufta që po zhvillohet në Gaza.

Loreen e ka bërë të qartë, sipas Sun, se nuk do t'i japë trofeun Eden Golan, nëse ajo e fiton kompeticionin. Deri më sot që nga krijimi i kompeticionit, fituesi  është i detyruar që t'i japë çmimin fituesit. Loreen nguli këmbë që konkursi duhet të mbahet për të sjellë energji pozitive në botë./ZËRI

 

10 MUAJ ME PARE

Ç'po ndodh lart e poshtë në Eurovision? Franca anulon provat, Holanda përjashtohet

Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Foto ilustruese

MALMO- Situata në Malmö është kaotike, pas përjashtimit të Holandës dhe përfaqësuesit të saj, Joost Klein nga finalja e Eurovizionit. Por jo vetëm kaq. Edhe Irlanda nuk e ka bërë provën finale për arsye që nuk u sqaruan plotësisht, ndërsa Franca e ndërpreu për të dërguar një mesazh për luftën në Lindjen e Mesme.

“Kur isha fëmijë ëndërroja muzikën. Kam ëndërruar të bëhem këngëtar dhe të këndoj për paqen këtu. Çdo artist këtu dëshiron të këndojë për dashurinë dhe paqen. Ne duhet të bashkohemi përmes muzikës, po, por me dashuri dhe paqe”, tha Slimane kur ndërpreu provën.

Sipas informacioneve nga Malmo, Suedia, Greqia, Irlanda dhe Zvicra nuk e kanë bërë parakalimin e flamurit. Ndërsa vende – si Spanja dhe Estonia – kërcënuan të largoheshin në minutën e fundit, por nuk e çuan deri në fund kërcënimin e tyre. Në një deklaratë, Televizioni Publik i Spanjës vuri në pikëpyetje besueshmërinë e Eurovision 2024.

Finalja e Madhe e Eurovizionit të 68-të do të vazhdojë me 25 këngë pjesëmarrëse. Por nga grupi, mungon edhe Shqipëria, pasi kënga e Besa Kokëdhimës, Titan nuk arriti që të kualifikohej për në finale. Fituesi i mbrëmjes së sotme do të përcaktojë edhe vendin se ku do të mbahet spektakli vitin që vjen, por më e favorizuara, të paktën deri më tani është Kroacia, Italia dhe Greqia./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Holanda përjashtohet nga "Eurovision 2024"

Zvicra fiton "Eurovision 2024"

SUEDI- Teksa sot do të mbahet finalja e madhe e 'Eurovision 2024' ka ndodhur një incident i papritur. Holanda është përjashtuar përfundimisht nga finalja e Eurovizionit pas akuzave ndaj këngëtarit Joost Klein. Në njoftimin zyrtar thuhet se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë sonte në finalen e madhe të Eurovizionit, për shkak se ka keqtrajtuar një anëtare të produksionit.

Dyshohet se ai ka goditur një pjesëtar të produksionit izraelit./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Pak para finales plas sherri në “Eurovision 2024”! Holanda skualifikohet nga gara

Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Joost Klein

SUEDI- Teksa sot do të mbahet finalja e madhe e 'Eurovision 2024' ka ndodhur një incident i papritur. Holanda është përjashtuar përfundimisht nga finalja e Eurovizionit pas akuzave ndaj këngëtarit Joost Klein.

Në njoftimin zyrtar, EBU bën të ditur se këngëtari holandez nuk do të marrë pjesë sonte në finalen e madhe të Eurovizionit. Ndonëse organizata nuk ka sqaruar se çfarë saktësisht ka ndodhur në lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohet artisti, ka bërë të ditur përjashtimin e tij. Njoftimi, megjithatë, flet për “sjellje të papërshtatshme” ndaj një anëtareje të produksionit. 

Njoftimi i plotë i EBU:

Artisti holandez Joost Klein nuk do të marrë pjesë në finalen e madhe të Eurovizionit të këtij viti.

Policia suedeze hetoi një ankesë nga një anëtare femër e ekipit të prodhimit pas një incidenti pas performancës së tij në gjysmëfinalen e së enjtes mbrëma. Ndërsa procesi ligjor vazhdon, nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte kompeticionin.

Dëshirojmë të sqarojmë se, ndryshe nga disa raportime mediatike dhe spekulime në rrjetet sociale, në këtë incident nuk është përfshirë asnjë artist apo anëtar tjetër i ekipit.

Ne kemi zero tolerance ndaj sjelljeve të papërshtatshme në ngjarjen tonë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis pune të sigurt për të gjithë stafin. Në këtë këndvështrim, sjellja e Joost Klein ndaj një anëtareje të ekipit konsiderohet të jetë në kundërshtim me rregullat e garës. Finalja e madhe e Eurovizionit të 68-të do të vazhdojë tani me 25 këngë pjesëmarrëse.

Joost Klein sipas informacioneve dhe deklaratës zyrtare të EBU, ka keqtrajtuar një anëtare të stafit. Burime jozyrtare pohojnë se ai ka goditur një pjesëtar të produksionit izraelit, i cili ka bërë një koment mosrespektues por deklarata e fundit e cituar më lartë ka hedhur poshtë këtë pretendim. Ndaj Just Klein tashmë ka edhe një kallëzim, teksa ai është marrë në pyetje edhe nga policia. Është marrë në pyetje edhe personi që e denoncoi, edhe dëshmitarë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

FOTOT-Momenti i sikletshëm në Eurovision! Besa Kokdhimën e 'tradhton fustani', i dalin pjesët intime

Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Besa Kokëdhima

SUEDI-Këngëtarja Besa Kokëdhima dhuroi një super performancë në Eurovision me këngën “Titan”, por nuk ka siguruar mjaftueshëm vota, që të garonte në natën finale, të festivalit që këtë vit është duke u zhvilluar në Suedi. Por gjatë performancës një incident i ndodhi këngëtares. 

Fustani që kishte veshur ishte i çarë në pjesët intime, duke bërë që Besa Kokëdhima të zbulonte më shumë se ç’duhet në skenë. 

Zvicra fiton "Eurovision 2024"
BESA KOKËDHIMA
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
BESA KOKËDHIMA
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
BESA KOKËDHIMA

Edhe pse nuk ia doli të shkonte në finale Besa falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua. Këngëtarja theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”./ZËRI

Poll

MOS HUMB