Zgjedhjet për delegatët e Kongresit të Ri të PS, voton Rama dhe Veliaj

TIRANË-Partia Socialiste po zhvillon procesin zgjedhor për 950 delegatët e rinj të Kongresit të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë. Kryeministri Edi Rama ka votuar për përzgjedhjen e delegatëve për Kongresin e ri të Partisë Socialiste, në kuadër të procesit të rienergjizimit të kësaj force politike. Edi Rama ka pasur një bisedë të shkutër me deputetin e PS-së, Xhemal Qefalia ndërsa nuk është pronocuar për mediat.
Ndërkohë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj votoi mëngjesin e sotëm në Lagjen 13 dhe e cilësoi si të jashtëzakonshëm procesin e rienergjizimit të familjes së madhe socialiste. Veliaj u bëri apel të gjithë anëtarëve të PS që të paraqiten për të votuar. Veliaj tha se ky proces tregon edhe njëherë se PS-ja është forca e vetme që di të bëjë qytet, shtet dhe punë të mira për Tiranën dhe Shqipërinë.
Partia Socialiste po zhvillon procesin për zgjedhjen e 950 delegatëve të rinj të Kongresit, të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë. Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 16:00, ku anëtarët e PS do të votojnë për delegatët e rinj./ZËRI