Aktualitet

FNSH dhe Operacionalja zbarkojnë në Nikël, aksion "blic", kë kërkojnë?

Operacioni ka nisur paraditen e sotme dhe vazhdon ende.

k.m.
FNSH dhe Operacionalja zbarkojnë në Nikël, aksion
Foto ilustruese

FUSHË KRUJË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Operacionalja dhe efektivë të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar sot në Nikël të Fushë Krujës. Operacioni ka nisur paraditen e sotme dhe vazhdon ende, por nuk dihet se cilin po kërkojnë. Aksioni vjen disa javë pasi Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar finalizoi hetimin që zbardhi disa ngjarje kriminale dhe tentativa për vrasje në vendin tonë, kryesisht në zonën e Fushë Krujës. Një nga personat që ishte vendosur në objektiv për t'u eliminuar ishte Durim Bami, e po ashtu edhe vëllai i tij, Valteri. "Koka" e tyre kërkohej nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, pasi dyshonte se kishin gisht në vrasjen e të vëllait, Aleksandër Ndoka.

vijon...

Poll

MOS HUMB