Aktualitet

“Pse më sheh gruan?” Plagosje me armë zjarri në Lezhë, sherri nisi për xhelozi, autorit arratiset

Marku është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

F.m
“Pse më sheh gruan?” Plagosje me armë zjarri në
Foto Ilustruese

LEZHË-Një konflikt me motive xhelozie ka sjellë një plagosje këtë mesditë në Tale të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, rreth orës 13:30. Alfred Marku, 27 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person, pasi i kishte ngacmuar partneren. Mes dy të rinjve ka nisur një përplasje verbale fillimisht.

“Përse më sheh gruan?”, mësohet se ka qenë fjalia që ka nisur sherrin.

Më pas, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit. Marku është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve (motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit, i cili është i identifikuar nga ana e Policisë. Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç,  pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor. Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t'i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Poll

MOS HUMB