
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë urgjente për media. Vetëm pak minuta pasi u raportua se Jamarbër Malltezi, dhëndrri i Berishës, është ndaluar, zyrta e shrypit të Partisë Demokratike njoftoi se kryedemokrati do të dalë në konferencë urgjente. Detaje të tjera nuk janë dhënë, por mendohet se Berisha do të flasë pikërisht për arrestimin e Malltezit.
Ai u prangos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në aeroportin 'Nënë Tereza' teksa kthehej në Shqipëri. Malltezi është arrestuar për aferën e kompleksit 'Partizani' dhe paraprakisht raportohet se akuzohet për pastrim parash.
NJOFTIM PËR SHTYP
Në ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari”.