
DURRËS- Një efektiv i Rrugores në Durrës ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të marte pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në lagjen nr. 9 pranë Maozeleumit të Dëshmorëve.
Nga përplasja efektivi me iniciale G. H., është dëmtuar lehtë në njërën këmbë. Aktualisht ai është në spital për të kryer kontrollet e duhura, jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i Policisë Rrugore është përplasur nga pas teksa menaxhonte qarkullimin rrugor.
"Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në lagjen nr. 9 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin R. A, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin G. H, (punonjës policie) i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit shtetasi R. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI