Aktualitet

Horrori në Tapizë/ Fqinjët mësuan për ngjarjen kur arriti policia në lagje, çfarë zbuluan hetimet

Nga verifikimet që policia ka bërë, ka rezultuar se lindjen gruaja e ka bërë në tualetin e shtëpisë e vetme dhe më pas ka larguar foshnjën nga shtëpia, duke e hedhur buzë lumit rreth 100 metra larg banesës së saj.

f.t
Horrori në Tapizë/ Fqinjët mësuan për ngjarjen kur
FOTO ILUSTRUESE

KRUJË- Hetimet vijojnë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tapizë të Fushë-Krujës, ku 42-vjeçarja Leta Koçi pasi lindi, e hodhi foshnjen në lumë. Deri tani duket se askus nuk kishte djeni për shtatëzëninë e 42-vjeçares dhe motivi i ngjarjes së rëndë mbetet një mister.

Të pyetur nga policia, të gjithë familjarët kanë thënë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ka qenë shtatzënë dhe as mbi motivet që e shtynë për vrasjen e foshnjës së saj. Gjithashtu edhe fqinjët janë shprehur se ngjarjen e kanë mësuar pasi policia u paraqit në vendngjarje.

Fillimisht ngjarja u zbulua pasi Leta Koçi shkoi në spital në gjenje të rënduar dhe u zbulua se kishte kryer lindje. Pas marrjes në pyetje nga policia, ajo rrëfeu se çfarë kishte ndodhur dhe efektivët gjetën trupin e foshnjës të futur në qese në breg të lumit.  Po ashtu edhe familjarët e 42-vjeçares kanë deklaruar jashtë kamerave se e gjetën 42-vjeçaren në gjendje të rëndë shëndetësore në tualetin e shtëpisë por nuk kishin informacion që ajo kishte lindur dhe e kishte hedhur foshnjën në lume.

Nga verifikimet që policia ka bërë, ka rezultuar se lindjen gruaja e ka bërë në tualetin e shtëpisë e vetme dhe më pas ka larguar foshnjën nga shtëpia, duke e hedhur buzë lumit rreth 100 metra larg banesës së saj. Më vonë, i kanë filluar komplikacionet shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmën e të motrës që e ka fqinje dhe së bashku kanë shkuar në maternitet ku dhe u arrestua në flagrancë. Mbi të rëndon akuza e vrasjes së foshnjës, vepër penale për të cilën rrezikon deri në 5 vite burgim.

Leta Koçi ndodhet në spital, ndërsa kufoma e foshnjës ndodhet në morgun e Tiranës, ku edhe po kryhet autopsia për të mësuar më shumë detaje lidhur me rrethanat e vdekjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB