Aktualitet

Kush po tenton ta vrasë së dyti Brian? Prindërit kryejnë hetime private, dokumentet që provojnë skandalin

Pas dyshimeve që kanë pasur mbi prokuroren e çështjes Alma Felaj, prindërit e Brian janë detyruar që të kryejnë hetime private, ku kanë zbuluar se klinika ka qenë pa licensë në momentin e ndërhyrjes ndaj Brian. Por jo vetëm kaq!

E.K
Kush po tenton ta vrasë së dyti Brian? Prindërit kryejnë
Brian Spahiu dhe mjeket Roland e Ina Xhaxho

TIRANË- Lajmi se 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën pas një ndërhyrje në klinikën dentare Splendent do të trondiste këdo në ditën e parë të muajit Tetor, ndërsa të gjithë u bashkuan me dhimbjen e familjes, që me zë dhe me figurë denoncuan mjekët Roland dhe Ina Xhaxho. 4 muaj pas ngjarjes tragjike, prindërit e Brian janë detyruar që të kryejnë hetime private, pas dyshimeve që ata kanë se provat dhe të dhënat janë duke u manipuluar nga Prokuroria e Tiranës, në favor të mjekëve Xhaxho.

Këtë të hënë ata kanë pasur një takim me drejtuesin e prokurorisë së Tiranës, të cilit i kanë vendosur në dispozicion dokumente që provojnë se klinika Splendent ka qënë e palicensuar për ndërhyrje dentare në momentin kur është kryer operaconi i Brian. Kjo vërtetohet nga një dokument i nxjerrë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka kryer kontrolle pranë klinikës në datat 12 dhe 13 Tetor, dhe ka provuar se Ina Xhaxho ushtronte aktivitetin pa licensë. Ajo është ndëshkuar me masë administrative, ndërsa prindërit akuzojnë prokurorurinë se duhet të kishte urdhëruar një masë sigurie për dy mjekët e përfshirë në ndërhyrjen për djalin e tyre.

Kush po tenton ta vrasë së dyti Brian? Prindërit kryejnë
INSPEKTIMI I ISSH

Skandali thellohet dhe më tej, për faktin se Ina Xhaxho është pajisur me licensë pas ngjarjes, në datën 31 Tetor nga Qendra Kombëtare e Biznesit, pasi ishte refuzuar 5 herë të tjera brenda të njëjtit muaj. ZERI është interesuar përmes emailit në këtë institucion, por deri tani nuk kemi marrë një përgjigje, se si Xhaxho është pajisur me licensë pas ngjarjes, dhe pse asaj i ishte refuzuar kjo për 5 herë me radhë.

Kush po tenton ta vrasë së dyti Brian? Prindërit kryejnë
APLIKIMI PER LICENSE, 5 HERE REFUZUAR

Prindërit i kanë kërkuar drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela, që të përjashtojë prokuroren Alma Felaj nga çështja e djalit të tyre, pasi hedhin dyshime për akte korrupsioni dhe favorizimi në drejtim të dy personave nën hetim.

Një tjetër pikë që kontestohet nga ana e prindërve është kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, për të kryer një ekspertizë të dytë mbi shkaqet e vdekjes së Brian, në një kohë që ekspertiza e parë kishte arritur në konkluzionin se humbja e jetës kishte ndodhur për shkak të mbidozës së anarkozës. Për këto arsye, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që riekspertimi të bëhet nga mjekë të huaj, gjë që nxiti dhe reagimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, që tha se kjo ishte një fyerje e rëndë që iu bëhej atyre. Sipas IML nga ky institucion kryhen çdo vit mijëra ekspertime, dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt interesi në rastin e Brian.

Megjithë pretendimet e prindërve, dhe interesimit të vazhdueshëm të mediave për vdekjen e 3-vjeçarit, prokurorja Felaj nuk ka dhënë asnjë reagim mbi hetimet dhe akuzat, ndërkohë që mjekët Roland dhe Ina Xhaxho vijojnë aktivitetin në klinikën e tyre, e madje i reklamojnë ndërhyrjet me anarkozë edhe në rrjetet sociale./ZËRI 

Poll

MOS HUMB