
SHKODËR- Dalin pamjet nga aksioni i Policisë së Shtetit në Grudë të Shkodrës, ku kërkohej për Eljon Haton. Siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga "ReportTv", Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA-t janë grumbulluar para banesës së vëllait të Eljonit, Elkier Hato. Për kontroll kanë shkuar dhjetra efektivë policie, që e rrethuan banesën e tij.
Në një moment një prej efektivëve hipën mbi murin rrethues të banesës dhe me një darë pret telat me gjemba. Pasi ai mbaron "detyrën", të gjithë kolegët e tij e ndjekin nga pas brenda në banesë. Aty kanë hasur edhe rezistencën e qenëve të familjes, duke vrarë njërin prej tyre, ndërsa plagosën tjetrin./ZËRI