
SHKODËR- Kontrolli i policisë për të gjetur Eljon Haton, i shpallur në kërkim për dosjen Metamorfoza, duket se ka shkuar keq, për shkak se ka përfunduar vetëm me vrasjen e qenve në banesën e të vëllait të tij. Siç shihet dhe nga pamjet, gjurmët e gjakut janë kudo një banesë, për shkak se njëri prej qenve të plagosur ka tentuar që të fshihet në pjesën e brendshme të shtëpisë. Në operacionin e ndërmarrë mbrëmjen e së dielës, kanë marrë pjesë rreth 50 efektivë policie.
Në video shihen dhe punonjësit e policisë, FNSH dhe RENEA-s të cilët kanë hyrë për kontrolle nga muri i banesës së familjes Hato, e cila duhet thënë që është e fortifikuar.
Në një intervistë të dhënë pas kontrolleve të policisë, Elkier Hato hidhte dyshime te drejtori i policisë së Shkodrës që sipas tij donte ta vriste për llogari të grupeve të tjera kriminale.
Menjeherë pas hyrjes në banesën e familjes Hato, FNSH kanë qëlluar me plumb në kokë qenin e sharrit dhe i kanë këputur këmbën me breshëri plumbash qenit tjetër të tij të racës pastor belg.
Dyshohet se qentë u janë vërsulur punonjësve të policisë, dhe për këtë shkak ata kanë qëlluar në drejtim të tyre, edhe pse mund të kishin përdorur metoda të tjera neutralizimi.
/ZËRI