
Klaudia Lata
GREQI- Emrin e Klaudia Latas, një nga katër shqiptaret që humbën jetën në një aksident hekurudhor në Larisa në mars të 2023, do e mbajë një rrugë në Greqi.
Në nder të kujtimit të shqiptares, rruga ku u rrit Klaudia do të marrë emrin e saj. Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit.
Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tempi duke u kthyer nga karnavali i Patrës në Selanik. Aksident tragjik i mori jetën asaj dhe 56 personave të tjerë. Klaudia Lata është një nga 4 viktimat shqiptarë që humbën jetën në aksidentin e frikshëm./ZËRI
Poll