
TIRANË- Grupi hetimor ka në duar 17 profile ADN-sh, të cilat janë gjetur në vendin ku ndodhi atentati me 4 të plagosur në Lundër. Gjetjet në vendin e ngjarjes janë dërguar në laboratorin mjeko-ligjor të Policisë së Shtetit, atje ku ADN-të do të krahasohen me databazën që kanë blutë për të gjithë personat e proceduar.
Kështu, mund të jenë një hap më pranë zbulimit të autorëve që qëlluan ndaj një mjeti, brenda të cilit kishte edhe fëmijë.
Nga 17 ADN e përftuara, 2 prej tyre janë profile të plota, çka rrit shpresat për hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve, ndërsa 2 të tjera i përkasin fëmijëve të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Megjithatë, këto profile mbetet për t'u verifikuar nëse u përkasin apo jo autorëve të ngjarjes. Këta të fundit, duket se janë treguar të shkujdesur dhe kanë lënë pas shumë prova. Pranë vendit ku ndodhi atentati janë pinca, mjete të tjera pune dhe një shall.
-
-
Dalin rezultatet e ADN-së së atentatorëve në Lundër
30 Prill, 16:57
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 prillit. Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class', ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç dhe Dior Demiraj, 11 vjeç. Të katërt po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së 11-vjeçarit që e festuan në Pjezë të Durrësit.
Autorët dyshohet se kanë kaluar përmes Vishnjes, Picallës, Saukut, Mjullës, Liqenit të Farkës dhe rrugës së agallarëve. Nga aty kanë dalë në vendin ku dhe i kanë bërë pritë automjetit. Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët e armatosur me dy kallashnikovë dhe me motorin e përdorur për atentatin udhëtuan deri në fshatin Fikas, Elbasan ku braktisën motomjetin e më pas janë zhdukur./ZËRI