Aktualitet

Incidenti në Bulqizë me Xhelal Mziun, Policia dorëzon materialet në SPAK 

Sot, Policia e Bulqizës i ka dorëzuar materialet lidhur me incidentin në SPAK.

k.m.
Incidenti në Bulqizë me Xhelal Mziun, Policia dorëzon materialet
Xhelal Mziu

TIRANË- Incidenti i Xhelal Mziut në Ostren të Bulqizës do të hetohet nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot, Policia e Bulqizës i ka dorëzuar materialet lidhur me incidentin në SPAK, e tani pritet që Prokuroria e Posaçme të vendosë nëse do të pranojnë nisjen e hetimeve lidhur me rastin, apo jo. 

Deputeti i Partisë Demokratike dhe kandidati për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Xhelal Mziu u denoncua për dhunë nga një zyrtar lokal në Bulqizë. Por Policia ka çuar në SPAK dhe vetë zyrtarin, pasi Mziu pretendon se Kalosh Murra ka intimiduar pjesëmarrësit në takimin elektoral të Partisë Demokratike. Xhelal Mziu pretendon se gjatë takimit elektoral, përgjegjësi i ndihmës ekonomike ka intimiduar demokratët gjatë një takimi elektoral, ndaj Policia e referoi për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore".

Kallëzimi i demokratit vjen, pas atij të Kalosh Murrës, i cili e paditi Xhelal Mziun dhe nipin e tij, Elvis Mziu për dhunë fizike, një ditë më parë. Sipas autoriteteve, deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra pas një takimi elektoral të zhvilluar në Ostren të Buqizës. Por Mziu ka pretendime të tjera. Deputeti shprehet se ngjarja nuk është siç Policia e bën me dije, por sipas versionit të tij, përfaqësues të Partisë Socialiste kanë intimiduar mbështetësit e PD në takim. Madje, Mziu pretendon se Jeton Dani, babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për këtë, kërkoi që SPAK të zbardhte ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB