Aktualitet

FOTO/ Kush është shqiptari që u vra me dy plumba në kokë, i përfshirë në disa krime

Po hetohet nëse 56-vjeçari nga Berati ka lidhje me një makinë me armë që u gjet pak ditë më parë në Greqi

E.K
FOTO/ Kush është shqiptari që u vra me dy plumba në
Thimi Droboniku

GREQI- Thimi Droboniku, ose PriFti, 56-vjeç, me origjinë nga Berati është shqiptari që u vra mbrëmjen e djeshme në Greqi. Ai u ekzekutua me dy plumba në kokë nga persona të panjohur në rrugën Atlantos 44, në lagjen Palio Faliro. Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes. 

FOTO/ Kush është shqiptari që u vra me dy plumba në
Pamje nga vendngjarja

Burime policore thanë për mediat greke, se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale. Po ashtu ai ka qenë i akuzuar për pjesëmarrje në bandë kriminale, si dhe trafik cigaresh dhe falsifikim dokumentesh. Sipas mediave greke, autoritetet po hetojnë nëse 56-vjeçari Thimo Roland Droboniku ka lidhje me një makinë të mbushur me armë, e cila u sekuestrua një javë më parë në Athinë pranë zonës ku ai u vra, ku dhe banonte.

Njëkohësisht, tronditëse janë dëshmitë e fqinjëve të 56-vjeçarit. Njëra prej tyre tregon: Po dilja nga pallati dhe në shkallët e hyrjes pashë fqinjin tim të shtrirë. Kur e pashë ai ishte ende gjallë. Ai ishte i vetëdijshëm. Pranë tij ishte një qiramarrës i pallatit që e mbante në krahë. Nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur dhe pyeta 'çfarë i ka ndodhur burrit?'. Dhe më thanë 'është qëlluar'. E njihnim burrin, ai jeton këtu me fëmijën e tij prej vitesh. Nuk dukej se kishte telashe.

56-vjeçarit iu bë pritë teksa dilte nga banesa e tij, ndërsa policia po heton dhe analizon pamjet filmike të kamerave të sigurisë, në mënyrë që të bjerë në gjurmët e autorëve. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB