Aktualitet

Vritet 60-vjeçari shqiptar në Greqi, kishte të shkuar kriminale

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:00 të mbrëmjes në rrugën 44 Atlantos në Paleo Faliro.

k.m.
Vritet 60-vjeçari shqiptar në Greqi, kishte të shkuar kriminale
Vrasja e shqiptarit ne Greqi 1

GREQI - Një 60-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Thimo Roland Droboniku. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:00 të mbrëmjes në rrugën 44 Atlantos në Paleo Faliro. Sipas mediave greke, shqiptari ka marrë dy të shtëna nga një armë.

Vritet 60-vjeçari shqiptar në Greqi, kishte të shkuar kriminale
Pamje nga vendngjarja 2

Sipas informacioneve të mediave helene, ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 21:00, në rrugën Atlantos 44. 60-vjeçari është dërguar ende me shenja jete në “Evangelismos”, në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Vritet 60-vjeçari shqiptar në Greqi, kishte të shkuar kriminale
Pamje nga vendngjarja 3

Sipas të njëjtave informacione, ai kishte marrë tre plumba në gjoks. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndoshta 9 mm. Hetimet paraprake po kryhen nga Nën/Drejtoria e Ndjekjes së Krimeve kundër Jetës dhe Pronës.

Vritet 60-vjeçari shqiptar në Greqi, kishte të shkuar kriminale
Pamje nga vendngjarja 4

Viktima, anëtar i dyshuar i një bande kriminale

Mësohet se 60-vjeçari kishte precedente të rënda penale, pasi dyshohet se ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, formim bande, shkelje të ligjit për Narkotikët dhe Kodit Doganor e falsifikim./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB