Aktualitet

Kurti: Bandat serbe nuk kanë shans me Policinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës theksoi se Prishtina ka shpallur organizata terroriste "Brigadën e Veriut" dhe Mbrojtjen Civile"

D.XH
Kurti: Bandat serbe nuk kanë shans me Policinë e Kosovës
Albin Kurti

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë për median boshnjake “Hyat Tv”, ku ka folur për tensionet e fundit në Kosovë. Kurti tha se pret që bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion ndaj Serbisë.

Kurti u shpreh se Serbia duhet që të dorëzojë terroristët e 24 shtatorit, për atë që bënë në Banjskë të Zveçanit. Ai ka përsëritur deklaratat se shteti serb është pas sulmit terrorist. Kreu i qeverisë së Prishtinës deklaroi se është një skandal, që Serbia shpall ditë zie për kriminelët.

“Ne tani po llogarisim që terroristët në Banjskë të Zveçanit, të dorëzohen tek autoritetet tona të sigurisë dhe të drejtësisë. Serbia përmes bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i dorëzojë Kosovës këta anëtarë të tjerë të bandës, që nuk u vranë dhe nuk u arrestuan, për të vuajtur dënimin pas dorëzimit dhe pas procesit gjyqësor, sepse ata janë padyshim terroristë, janë njerëz që kanë sulmuar me armë të rënda dhe në këtë mënyrë tentuan destabilizimin e Kosovës. Ata dështuan se janë terroristë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përballen me drejtësinë”, u shpreh Kurti.

Albin Kurti theksoi se asnjë bandë e asnjë terrorist nuk ka shanse me Policinë e Kosovës.

“Mbrapa grupit terrorist është Serbia. Beogradi zyrtar ka dhënë urdhër që të sulmohet Kosova, por mendoj se tani e kanë kuptuar se banditë të tillë nuk i kanë shanset me Policinë tonë.

Në Serbi ekzistojnë dy organizata, ndoshta kanë anëtarë në pjesën veriore të Kosovës, të quajtura Brigada e Veriut dhe Mbrojtja Civile. Ne këta organizata i kemi shpallur terroriste në seancën e qeverisë sonë më 29 qershor. Besoj se ketë organizata janë drejtpërdrejtë përgjegjëse për rastin”, deklaroi Kurti./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB