Aktualitet

PAMJET/ Kaos te Mjekësia, bluzat shpërndahen me "llotari"

Në video shihet personi përgjegjës që bluzen e bardhë të “Hipokratit”, në vend ta shpërndajë dorazi, e hedh sikur po ushqen pula.

E.K
PAMJET/ Kaos te Mjekësia, bluzat shpërndahen me "llotari"
Protesta e studentëve dhe ndarja e bluzave të bardha

TIRANË- Një video e shpërndarë këtë të hënë në rrjetet sociale ku tregohet ndarja e bluzave të bardha të studentëve të mjekësisë, që nisën vitin e ri akademik këtë 2 tetor. Në video shihet personi përgjegjës që bluzen e bardhë të “Hipokratit”, në vend ta shpërndajë dorazi, e hedh sikur po ushqen pula.

Ndërkohë që përballë tyre është turma e studentëve, që përballë presionit për të siguruar uniformën që iu garanton hyrjen në praktika dhe leksione, kacafyten me njëri-tjetrin se kush e merr më përpara, ndërsa të tjerët në këtë show mbesin pa gjë. Skena i përgjan pamjeve të filmit shqiptar, “Lulëkuqet mbi mure” ku profesori shpërndan bukën fëmijëve në klasa.

PAMJET/ Kaos te Mjekësia, bluzat shpërndahen me "llotari"
Pamje nga protesta
PAMJET/ Kaos te Mjekësia, bluzat shpërndahen me "llotari"
Pamje nga protesta
PAMJET/ Kaos te Mjekësia, bluzat shpërndahen me "llotari"
Pamje nga protesta

A është standarti që duhet ndjekur?

Ndërkohë kjo e hënë i gjeti studentët e Mjekësisë jashtë auditorëve, në një bojktot pa afat. Të pyetur nga Zëri.ai, ata shprehen se nuk do të marrin pjesë në auditore dhe protesta e tyre do të jetë pa afat. Ndërkohë që nesër pritet të jetë dhe dita e dytë e bojkotit dhe e protestës së tyre./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB