Aktualitet

Grabitës romantik! Me buqetë lulesh në dorë, i riu merr kasafortën dhe ia mbath

Një hajdut, i maskuar me skafandë në kokë dhe me një buqetë me lule në dorë futet në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’, ish Punishtja e Pastave dhe merr prej andej kasafortën e mbushur me para.

E.K
Grabitës romantik! Me buqetë lulesh në dorë, i riu merr
Grabitësi me valixhe në dorë

TIRANË- Një grabitje e pazakontë është regjistruar në kryeqytet. Një hajdut, i maskuar me skafandë në kokë dhe me një buqetë me lule në dorë futet në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’, ish Punishtja e Pastave dhe merr prej andej kasafortën e mbushur me para.

Siç shihet dhe në pamjet e Report Tv, ai mban në dorë dhe një valixhe. Kjo e fundit në momentin e ngjitjes është e lehtë, ndërsa kur zbret pas disa minutash ai mezi e mban në dorë gjatë zbritjes së shkallëve.

Ndërkohë buqetën me lule e mban në dorë. Ende nuk është me dije identiteti i tij apo shuma e parave e grabitura por Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur./Zëri

Poll

MOS HUMB