Aktualitet

Kthehen në atdhe 3 nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet, 2 ndodhen në Greqi

Tre prej tyre kanë mbërritur në atdhe, ndërsa njëri kthehet sot në mbrëmje

F.I
Kthehen në atdhe 3 nga shqiptarët që mbetën në Izrael
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, njoftoi se ka ndjekur me vëmendje çdo etapë të evakuimit të pesë shqiptarëve nga Izraeli. Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Athinë dhe ishin “shëndoshë e mirë”. Siç bën me dije ministria, tre prej tyre kanë mbërritur në atdhe, ndërsa njëri kthehet sot në mbrëmje.

"MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë; njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri; ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj”, njofton Ministria e Jashtme.

Poll

MOS HUMB