
FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga 2 të rinj, që dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 28-vjeçare, me sëmundje mendore.
Në prangat e policisë së Fierit, kanë rënë 21 vjeçari Klajdi Toshkollari dhe 29 vjeçari, Ilker Kreci.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.