Aktualitet

Konflikti te ‘Ali Demi’/ U zbulua pas deklaratave të rreme, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Ai u zbulua pas deklaratave të rreme dhe kontradiktore të 26-vjeçarit G.K., i cili u munduar gjatë hetimeve ta fshinte ngjarjen dhe pjesëmarrjen e Palajt.

k.m.

 

Konflikti te ‘Ali Demi’/ U zbulua pas deklaratave të rreme,
Foto ilustruese

 

TIRANË- 28-vjeçari Njulend Palaj është arrestuar sot në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim që prej 10 qershorit. Arrestimi i tij ka ardhur në kuadër të një konflikti të ndodhur në zonën e "Ali Demit", ku disa të rinj u përplasën me shkopa bejsbolli. Po ashtu, një prej personave që morën pjesë në sherr qëlloi dhe me armë në ajër. Për ngjarjen, Palaj ishte shpallur në kërkim, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë "arrest në burg" për veprat penale: mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit.

Ai u zbulua pas deklaratave të rreme dhe kontradiktore të 26-vjeçarit G.K., i cili u munduar gjatë hetimeve ta fshinte ngjarjen dhe pjesëmarrjen e Palajt. Edhe 26-vjeçari u vendos në pranga.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale ''Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit'' ,'' Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta'' dhe ''Kanosja”. Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2024, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi"./ZËRI

Poll

MOS HUMB