Aktualitet

Kokaina e kapur në Malin e Zi hyri nga Vlora, Arvid Halili kyç gojën para hetuesve

I riu nga Shkodra nuk ka folur në lidhje me bashkëpunëtorët e tij për hetuesit malazezë

E.K
Kokaina e kapur në Malin e Zi hyri nga Vlora, Arvid Halili kyç
Makina dhe kokaina e sekuestruar

MALI I ZI- Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e të riut shqiptar Arvid Halili në Malin e Zi, të cilit iu kapën 4 ditë më parë 18 pako me lëndë narkotike, të dyshuar kokaine. Mësohet se droga që po trafikonte i riu nga Shkodra ka qënë fillimisht në shtetin shqiptar, dhe më pas ka hyrë në Malin e Zi, me destinacion finak Parisin.

Makina që drejtonte Arvid Halili, i arrestuar nga policia e Malit të Zi, ka mundur të kaloj në pikën kufitare të Muriqanit për të vijuar më pas drejt Kroacisë. Vlera e kokainës në shtetin francez do të kapte 2.2 milionë euro.

Autoritetet malazeze e kanë mbajtur në vëzhgim të riun shqiptare, dhe e kanë vënë në pranga në momentin që ai i ishte drejtuar pikës kufitare të Debeli Brijeg me Kroacinë. Ka dyshime se sasia e kokainës të jetë sjellë në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine, pikërisht nga porti i Vlorës, për t’u dërguar më pas në vendet e BE.

Arvid Halili rezulton korrier i një prej klaneve shqiptar të transportimit të drogës, ndërkohë që përpara hetuesve malazezë ai ka vendosur që të mos flasë, dhe as të tregojë bashkëpunëtorët e tij.

Poll

MOS HUMB