Aktualitet

KLP shpall tre vende vakante në SPAK (KRITERET)

Në njoftimin e KPL-së thuhet se të gjithë aplikantët që plotësojnë kriteret duhet të dorëzojnë kandidaturat brenda dates 16 tetor, ora 24:00.

E.K
KLP shpall tre vende vakante në SPAK (KRITERET)
SPAK

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur këtë të premte tre vende vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin e KPL-së thuhet se të gjithë aplikantët që plotësojnë kriteret duhet të dorëzojnë kandidaturat brenda dates 16 tetor, ora 24:00.

Kriteret:

1. Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;
2. Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;
3. Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;
4. Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;

NJOFTIMI I KPL-së

Në bazë të neneve 148/dh dhe 149/a të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit Nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” i ndryshuar, nenit 47 pika 1 germa “b”, 48 pikat 1, 2 dhe 3 të ligjit Nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” i ndryshuar, ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë“ i ndryshuar, Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” miratuar me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nr.303, datë 19.09.2023, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall fillimin e procedurave për plotësimin e 3 (tre) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në vijim Prokuroria e Posaçme).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që në momentin e kandidimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;
2. Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;
3. Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;
4. Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;

Në bazë të nenit 6/1/a të Ligjit Nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, pas dorëzimit të aplikimeve, kandidatët
do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulla të detajuara për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. Rregullorja është botuar në fletoren zyrtare Nr.140/2023 dhe gjendet e publikuar edhe në faqen zyrtare të Këshillit

Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Një letër motivimi (jo më shumë se 3 faqe A4) ku tregojnë arritjet e tyre më të spikatura në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe arsyet e kandidimit;
2. Një CV të përditësuar;
3. Formularët e parashikuar në shtojcat B1 dhe B3 të ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të
plotësuar rregullisht;
4. Çdo dokumentacion tjetër që kandidati vlerëson të nevojshëm për këtë kandidim.
5. Kopje të Vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Apelimit nëse kandidati për prokuror në Prokurorinë e Posaçme ka kaluar me sukses procesin e
rivlerësimit;

Aplikimet do të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected] (në këtë rast të gjitha dokumentet e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara në formatin pdf) ose në formë
fizike në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, godina “Poli i Drejtësisë”, Ish Fusha e Aviacionit, Tiranë, brenda datës 16.10.2023, ora 24:00./Zëri

Poll

MOS HUMB