
TIRANË- Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja e skandalit tek spitali Onkologjik në Tiranë. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, mjekët në disa momente janë në siklet pasi kanë pikasur në që ambientet e spitalit ka gazetarë nga media të ndryshme në vend. Kështu që marrin masa dhe njoftojnë njëri-tjetrin për të shamngur zbulimin e asaj që bënin brenda spitalit me pacientët. Sesi i kanë marrë vesh informacionet se u kishin shkuar mediat nuk dihet, por kjo nuk do të thotë që nuk ruheshin. Madje njoftonin edhe kolegët e tjerë për të dhënë shërbim shembullor.
Në datën 01.12.2023 në orën 12.51 e telefonon nr. telefonin e Tomorr Spahiaj
Bashkëshorja: Ke marrë lekë ti me vete sot?
Tomorri: Po, kam.
Bashkëshorja: Sa 15 që more në shtëpi?
Tomorri: Po ato
Bashkëshorja: S'ke të tjera
Tomorri: Jo mo kam edhe 15
Bashkëshorja: Domethenë 15+5, shumë mirë, 15 i ke marrë sot në mëngjes s'qenke pa lekë
Në datë 16/12/2023 në orën 09.55 merr një telefonatë nga nr...
X: Tomi po vjen?
Tomorri: Po vij, po vij
X: Hajde se a ka ardh prapë ai shoku jonë i News24
Tomorri: Ça thua ore?
Në datën 14/12/2023
Tomorri: O Emiljano, hajde këtu se kemi një djalë për të sqaruar
Emiljano Lela: Ok!
Në datën 14/12/2023 në orën 10.24 dhe i thotë:
Emiljano: Po Keta.
Alketa: Kemi gazetarë të Stopit vërdallë dhe me shumë mundësi po xhirojnë. Kini mendjen
Emiljano: Ok
Alketa: Mund të vijnë edhe si pacientë, kini mendjen
Emiljano: Po,po
Alketa: Ia the të tjerëve?
Emiljano: Po,po.
Por mesa duket asnjë nga mediat nuk ia ka dalë t'i kapë "gafil"./ZËRI