
TIRANË- Onkologu Edmond Gashi kishte vetëm një qëllim; të fitonte para nga shërbimet e tij. Këtë e bëjnë të qartë përgjimet në dosjen e siguruar nga ZËRI të Prokurorisë së Tiranës. Në dosje vetëm në një ditë janë përgjuar disa telefonata ku flitet vetëm për para dhe shumë pak për pacientët. Madje, njërin nga Librazhdi, doktori e ka vendosur që ta operojë edhe pse ende nuk i ka parë rezultatin e biopsisë. Kur kolegia e njofton për operacionin, edhe vetë habitet që e ka caktuar për operacion, megjithatë pacientin e fusin në sallë për ta operuar. Dëshmi kjo e qartë e punës që ai ka bërë ndër vite me pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale.
PJESË NGA DOSJA:
Nga bisedat telefonike që Emiljano Lela ka me doktorin Edmond Gashi, bie në sy fakti që në kohën që ku doktor është në vizita ka lënë edhe kontrolle për shumë pacientë të tjerë. Emiljano i sugjeron pacientëve të onkologjikut për të bërë vizita dhe kontrolle apo dhe operacione pranë klinikës privatë të mjetit.
Në datën 15/01/2024, në orën 10.49 ka një SMS si më poshtë:
Lela: Përshëndetje doktor, fletëdaljen ku mund ta marr, tek klinika Megis, apo tek spitali Nënë Teresa tek ju.
Gashi: Ku është operu?
Lela: Tek klika Megis
Në datën 15/01/2024, në orën 17.07 e telefonon një numër tjetër
X: Të vij unë
Gashi: Avash, avash se nuk kemi fillu, tani fillojmë.
X: A ke ndonjë para kësaj tonës?
Gashi: Këtë kam po në orën 6 të jesh aty
Në datën 15/01/2024, në orën 17.10 e telefonon një numër tjetër dhe i thotë:
X: Pacientes H.G., që ke bërë operacion para 1 muaji ke pa thënë që do bëj rreze
Gashi: Ja ke bo rrezen
X: Jo e ka bo me shtet por na ka thënë që duhet hap kartelë tek ti
Gashi: Nëse do e bësh në shtet duhet të hapësh një kartel tek Onkologjiku, duhet të paguash 30 mijë lekë.
Në datën 15/01/2024, në orën 17.42 e telefonon tjetër numër
X: Sa bën rezonanca e qafës? 240?
Gashi: E mo mirë sa të fitosh ndonjë lekë. Sot siç i fitova ja dhashë Yllit. Më mori Emiljano sot, më çoj për një neurokirurg, më tha sa përqindje kam, të bëhet puna, të tatohem, ke tatim mbi tatim.
Në datën 15/01/2024, në orën 17.44 e telefonon një tjetër numër.
X: Ke 3 operacione gishtin, melanomën e shpatull, biopsi që ka ardh nga Librazhdi
Gashi: Po unë se kam parë biopsionë
X: Nuk e di, ti e ke shtruar biopsi në sallë, mirë po e bëj gati./ZËRI